E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi shtyhet gjyqi i baronit te droges

Gjykata e Beogradit ka shtyre per nje dite gjykimin e Darko Saric dhe grupit te tij prej 19 personash te akuzuar per trafikimin e 2.7 tonelatave kokaine nga Amerika e Jugut drejt Evropes.

Lajmin e bejne te ditur mediat serbe sipas te cilave Saric i njohur ndryshe si baroni i droges ne Ballkan do te gjykohet ne mungese.

Burimet shtojne me tej se per shkak se Saric eshte konsideruar nga opinioni publik si perbindesh ndaj tij mund te mos mbahet nje proces i ndershem.

Disa muaj me pare gjate hetimit te organizates se bosit ne fjale sherbimet sekrete serbe zbuluan edhe nje plan per vrasjen e presidentit te Serbise Boris Tadic.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›