Thaci uron Berishen per 28 nentorin

Kryeministri ne largim Hashim Thaci ka uruar kryeministrin e Shqiperise Sali Berisha me rastin e 98 vjetorit te pavaresise se Shqiperise.
Ne telegramin e urimit thuhet se kjo feste e gjen kombin shqiptar me te pergatitur dhe me te sigurt si asnjehere me pare ne rrugen e realizimit te idealeve te tij.
Kam nderin dhe kenaqesine qe ne emer te Qeverise se Republikes se Kosoves tua uroj 98 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise Diten e Flamurit festen me te dashur per shqiptaret kudo qe jetojne. Shqiperia eshte duke bere hapa te rendesishem drejt integrimit ne Bashkimin Evropian si anetare e NATO-s dhe si nje shtet qe gezon te drejten e liberalizimit te vizave thuhet ne telegram.