KMDLNJ viziton presidentin ne detyre Krasniqi

Prishtine 29 janar NOA 8211 Keshilli per Mbrojtjen e te Drejtave e te Lirive te Njeriut viziton presidentin ne detyre Jakup Krasniqi.
Tema kryesore e bisedes ishte ligji per falje nr.03/L-101 dhe dekretet e Presidences per falje te personave te denuar.
Zyrtaret e KMDLNj-se theksuan se vitet e meparshme eshte pare qe numri i atyre qe kane perfituar nga dekretet per falje nuk ka qene i kenaqshem si nga aspekti kualitativ kohezgjatja e viteve te falura dhe ai kuantitativ numri i personave te falur.
Nga Krasniqi u kerkua bazuar ne kompetencat e tij qe i jep Kushtetuta e Republikes se Kosoves dhe Ligji per falje te rrise numrin e faljeve dhe perzgjedhja e personave te denuar qe perfitojne faljen te jete transparente.
Me kete rast zotit Krasniqi nga KMDLNj iu dorezua edhe me shkrim kerkesa se bashku me rekomandime lidhur me dekretet per falje.
KMDLNJ edhe kesaj radhe shprehu gatishmeri per bashkepunim me Zyren e Presidentit te Kosoves ne mbrojtjen promovimin dhe monitorimin e te drejtave te njeriut.
Krasniqi e vleresoi lart veprimtarine e KMDLNJ-se me crast premtoi perkrahje institucionale dhe bashkepunim ne te gjitha fushat qe kane te bejne me te drejtat e njeriut.
n.e/NOA