PDU PDI dhe Tahir Muhedini te bashkohen me ne na ndajne shume pak gjera

Lushnje 29 tetor NOA - Partia Drejtesi dhe Unitet zhvilloi dje ne Lushnje nje aktivitet madheshtor me pjesemarrjen e mbi 800 simpatizanteve ne Pallatin e Kultures Vace Zela.
Gjate ketij aktiviteti u prezantuan arritjet e PDU-se dhe te strukturave te saj ne Lushnje gjate vitit te pare te ekzistences se partise. Ne fjalen e tij kryetari i Partise Drejtesi dhe Unitet Shpetim Idrizi theksoi se tashme ka ardhur koha e bashkimit ndermjet te gjithe patrioteve ne mbare Shqiperine.
Te gjithe patriotet shqiptare duhet te bashkohen nen te njejten strehe ashtu sic kemi bere edhe ne sot ne Lushnje - tha Idrizi - dhe i bej thirrje Partise Drejtesi dhe Integrim dhe personalisht Tahir Muhedinit qe te bashkohen.
Ato qe na ndajne jane shume te pakta ne krahasim me ato qe na bashkojne. I bej thirrje Partise per Drejtesi dhe Integrim dhe personalisht Tahir Muhedini qe te bashkohemi tha Idrizi.
Nga ana e tij koordinatori i Klubit te Patrioteve te Rinj Jetmir Salaj theksoi se te gjithe te rinjte duhet te bashkohen me PDU-ne dhe me KPR-ne si nje menyre per te marre ne dore fatin e vendit.
Te rinjte me shume se kushdo tjeter duhet te marrin ne dore fatin e Shqiperise dhe prandaj ne do te punojme qe cdo i ri te bashkohet me Klubin e Patrioteve te Rinj tha Salaj.
Takimi ne Lushnje ishte ne vazhden e turit Nje vit PDU qe nisi pak dite me pare ne Vlore dhe do te vazhdoje ne Firence te Italise Durres Delvine Sarande Fier Elbasan Bulqize Kukes etj.
n.e/NOA