E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDU Peticion mbarekombetar kunder raportit te Dik Martit

Tirane 7 janar NOA - Partia Drejtesi dhe Unitet do te organizoje nje fushate per nenshkrimin nga te gjithe shqiptaret te nje peticioni kunder raportit te Dik Martit. Nisma eshte bere publike sot nga Kryetari i Partise per Drejtesi dhe Unitet Shpetim Idrizi.

Pjese e ketij projekti do te jene dhe drejtuesit organizates se Ushtrise lirimtare te Kosoves. Kreu i PDU-se u takua sot me drejtuesin e Organizates se veteraneve te Luftes se UK ne Kosove Muharrem Xhemajl ku prezantoi vijimin e kesaj nisme edhe ne Shqiperi.

Gjate takimit Idrizi u shpreh se ketij peticioni i duhet dhene karakter mbarekombetar. Idrizi ka shtuar se ky peticion duhet te shkoje ne Keshillin e Europes dhe te mos mbetet per konsum te brendshem.

Raporti i Dik Martit fyen shqiptaret si komb kudo qe jane ne Shqiperi ne Kosove ne Maqedoni ne diaspore ndaj ai meriton nje pergjigje kombetare tha Idrizi duke shtuar se duhet nje reagim i gjithe faktorit politik shqiptar ndaj raportit.

Idrizi u shpreh se pala shqiptare duhet te koordinohet me faktorin perendimor ne menyre qe raporti te rrezohet ne 24 janar.

Vetem rrezimi i plote i raportit do ta hiqte njollen qe Serbia nepermjet duarve te nje parlamentari zviceran do ti vendose kombit shqiptar kombit me properendimor ne Ballkan tha Idrizi.

Ne lidhje me kete nisme Idrizi shtoi se Partia Drejtesi dhe Unitet do te marre persiper krijimin e te gjithe infrastruktures se nevojshme per te realizuar kete peticion dhe u ben thirrje te gjithe qytetareve shqiptare qe ta nenshkruajne ate si nje shenje e solidaritetit bashkepunimit dhe reagimit mbarekombetar ndaj shpifjeve te raportit te Dik Martit.

Ne takim mori pjese dhe koordinatori i Klubit te Patrioteve te rinj Jetmir Sala i cili shprehu gatishmerine e ketij organizimi per te bashkepunuar per realizimin e suksesshem te ketij peticioni.

a.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›