E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ debate për listën e zgjedhësve, opozita largohet

Përfaqësuesit e opozitës kanë braktisur mbledhjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku po shqyrtohen listat e zgjedhësve të vitit 2009.

Në fjalën e saj nënkryetarja e KQZ-së Dëshira Subashi është shprehur kundër shqyrtimit të këtij akti pasi sipas saj është i pavlefshëm pasi është në kundërshtim me kodin zgjedhor.

Sipas saj ky akt nuk mund të shqyrtohet pasi ajo si nënkryetare e KQZ-së nuk e ka firmosur duke shtuar se ky akt hyn në fuqi vetëm pas firmës së nënktyrtarit.

“Ky akt është i pavlefshëm për t`u marrë në konsideratë dhe për t`u vënë në rendin e ditës, dhe është në kundërshtim të hapur me kodin zgjedhor” theksoi Subashi duke shtuar se ky është një akt nul që nuk prodhon efekte.

Gjithashtu Subashi ka kritikuar urdhërin e kryetarit Arben Ristani, duke e vlerësuar atë si të qëllimshëm për të larguar komisionerët e opozitës.

“Akti i 29 dhjetorit shmangu listat. Shmangia ka pasur si qëllim largimin e komisionerëve të opozitës. Gjithashtu, ky akt nuk mund të shqyrtohet në mbledhjen e KQZ-së, pasi nuk është në kompetencën e tij”, ka theksuar Subashi.

Ndërsa Ristani ka fajësuar vetë komisionerët e opozitës për mungesën e tyre në diskutimin e 29 dhjetorit që sipas tij nëse përfaqësuesit e PS-së nuk do të ishin larguar nga mbledhja atëherë KQZ-ja do të gjente konsensus dhe do ta kishte votuar atë unanimisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›