E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arta Dade, e njohur vetë si “ndrikulla” e bandës së Aldo Bares

07-01-2011 / Gazeta 55

Besnik e Alban Dabulla, pistolierë të sprovuar, por edhe korrierë të “Hakmarrjes për drejtësi”


Djemtë e Arat Dades, janë të njohur në skenën e “përdoruesve” të armëve të zjarrit, veçanërisht të pistoletave. Plagosja dy net më parë e nipit të Adil Çarçanit, nuk është asgjë më shumë se plagosja e radhës së “trimave” të Arta Dades. Zanafilla e “dashurisë” së djemve të Arta Dades me “sportin” e plagosjes me pistoletë, daton në 15 nëntor 2002, në Selitë, pranë Kopshti Botanik. Pas një grindje banale, për një autoveturë, vëllezërit Alban e Besnik Dabulla, djemtë e Arta Dades, në atë kohë ish- ministre e Kulturës Rinisë dhe Sporteve qëlluan me pistoletë në drejtim të 23-vjeçarit Gentian Bruzit, duke e plagosur atë. Më pas, autorët e kësaj plagosje, u larguan “në drejtim të paditur”, për t’u  dorëzuar të nesërmen e krimit dhe për tu lënë të lirë pas vetëm 6 orësh për” mungesë provash”. Ndërsa jo më larg se një vit më parë, u mësua se, të paktën njëri nga djemtë e Ara Dades, ishte edhe korrier i Orik Shytit, të njohur si kreu i bandës “Hakmarrja për drejtësi”. Në fund të janarit të vitit që sapo iku, u mësua se Alban Dabulla, vëllai i Besnikut, dhe djali tjetër i Arta Dades, i dërgonte me postë Orik Shytit, njërit prej eksponentëve të organizatës më të rrezikshme kriminale të “Hakmarrjes për Drejtësi”, dy pako. Në fakt, fjala e urtë popullore “bëmë mama të të ngjaj”, duket sikur është krijuar për të personifikuar familjen e Arta Dades, sigurisht me djemtë e saj me mbiemër Dabulla… … Sepse, sepse, më herët, vetë Arta Dade, me makinën e saj si deputetete, në kohën që ishte në mazhorancë, është provuar,s e bënte taksixheshën, për Aldo Baren, në ditën e Kongresit të PS-së, kur policia “më kot lodhej ta arrestonte”, sepse ai fshihej në makinën me “imunitet” të ish-deputetes së Karavastasë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›