E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Te hapen cerdhe ne institucionet shteterore

07/10/2010Projekt per zhvillimin e arsimit parashkollor

Synohet qe 96-98 e femijeve te frekuentojne arsimin parashkollor

Kryeministri Sali Berisha ka kerkuar qe te shihet mundesia e hapjes se cerdheve prane institucioneve shteterore. Gjate mbledhjes se qeverise ai vleresoi se arsimi parashkollor ka nje rendesi tjeter te jashtezakonshme ndaj eshte ne detyrimin e institucioneve te shikojne mundesine e hapjes se cerdheve. Kjo gje sipas shefi te ekzekutivit do te ndihmonte shume ne vijimin e karrieres se nenave. Por arsimi parashkollor ka nje rendesi tjeter te jashtezakonshme dhe kjo ka te beje me nenen me ndihmen qe u jepet nenave. Ne rrafshin njerezor nuk ka humbje me te madhe per vendin sesa nenat te detyrohen te nderpresin karrieren per shkak te femijeve. E kam ngritur edhe me pare dhe e ngre perseri eshte ne detyrimin e institucioneve te shikojne mundesine e hapjes se cerdheve prane tyre. Kjo eshte gjeja me normale. Kjo administrate dominohet nga zonja dhe zonjusha dhe eshte nje fat i madh jane dhjetera e mijera nena qe ndjekin karrieren kjo sigurisht me nje dobi te jashtezakonshme per vendin por nuk mundet qe femija te behet ne asnje rrethane pengese - ka thene ai. Berisha kerkoi nga organet pergjegjese shteterore te studiojne mundesine e hapjes se cerdheve dhe aty ku eshte e nevojshme te mos hezitohet aspak. Per kryeministrin Berisha duhet bere gjithcka eshte e mundur qe mundesisht 96-98 per qind e femijeve shqiptare te frekuentojne institucionet e arsimit parashkollor. Kjo nisme duket se merr shembull zbatimin e nje projekti te ngjashem ne vende te zhvilluara te Bashkimit Europian. Ne institucione te ndryshme shteterore por dhe private jane hapur cerdhe per femijet e nenave qe jane te punesuara prane ketyre institucioneve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›