Shijojeni te gjithe kete dite europiane

Shijojeni te gjithe kete dite europiane kujtimesh te vjetra e parafytyrimesh te reja motra e vellezer pa dallim sepse kjo eshte dita juaj e shumepritur jo e politikes qe e vonoi kaq shume dhe kaq padrejtesisht per ju kete dite
Nga Edi Rama
Kryetar i Partise Socialiste
Kjo eshte padyshim nje dite e bukur per Shqiperine dhe nje dite e rralle per kenaqesine qe u sjell qytetareve shqiptare ne keto kohe te veshtira.
Vota e Parlamentit Europian per liberalizimin e vizave hap dyert e Europes per cdo qytetar te ketij vendi dhe lajmeron fundin e peripecive njezetvjecare te shqiptareve per nje leje levizjeje ne Europe te quajtur vize fundin e rropatjeve te njerezve te thjeshte te ketij vendi neper gjithfare radhesh para ambasadave e konsullatave te Bashkimit Europian per nje liri e te drejte qe hyn ne lirite e te drejtat themelore te njeriut fundin e arratisjeve nga atdheu duke kapercyer ilegalisht kufijte nga toka e nga uji qofte edhe per te vizituar ne spital vellane emigrant ne dhe te huaj....
Ne shpresojme shume qe pas kesaj Franca e lirise barazise dhe vellazerimit nuk do te ndahet nga vendet e tjera kur kjo vote e Parlamentit Europian te marre forme perfundimtare ne Keshillin e Ministrave te Bashkimit Europian ku shqiptaret e burgosur pesedhjete vjet ne mes te Europes nga diktatura komuniste dhe tash njezet vjet te pamundur te levizin lirisht ne Europe aspak per fajin e tyre po per papergjegjshmerine e paaftesine e qeverise se tyre nuk e meritojne kurrsesi nje votim jokonsensual ne nentor.
Madje sot eshte dita per te shprehur jo vetem kenaqesine e jashtezakonshme qe me ne fund muri i vizave ra per qytetaret e Shqiperise e te Bosnjes por edhe per te bere apelin qe ky mur te mos vonoje te bjere edhe per qytetaret e Kosoves.
Te cilet vertet jetojne ne nje shtet te ri por kane njesoj si gjithe te tjeret te drejten te levizin lirisht ne Europen e popujve te lire.
Dua te falenderoj perzemersisht ne emer te opozites shqiptare te gjithe ata miq e partnere qe ndihmuan per realizimin e kesaj deshire te hershme duke vene ne vend nje te drejte te munguar pafundesisht per qytetaret e ketij vendi.
Sbesoj se eshte e tepert te falenderoj vecas socialisten europiane Tanja Fajon e cila e kreu me pasion e zotesi detyren e saj duke deshmuar ne cdo hap kuraje e vullnet per te thene te verteten e madhe se liberalizimi i vizave eshte nje liri dhe e drejte qe Europa ua jep shqiptareve pa dallim.
Sa per paraden e kryeministrit sot nuk deshiroj te bej asnje koment ne respekt te shqiptareve pa dallim bindjesh e perkatesish politike te cilet jane mjaftueshmerisht te mencur e te rrahur me vajin e me uthullen e ketyre njezet vjeteve sa ta kuptojne vete se levizja e tyre e lire eshte nje projekt europian dhe nje vullnet europian dhe se cdo rrahje gjoksi para ekraneve ketu ne Tirane per perfshirjen e Shqiperise ne harten e Europes pa viza eshte thjesht qesharake. Sidomos pas kaq shume vitesh vonese e mbetjesh vjeshte pas vjeshte ne klase jo per faj te Europes e as me pak te popullit shqiptar.
Sot kane fituar shqiptaret ka fituar edhe vete Europa e cila eshte cliruar me ne fund nga ankthet e makthet e kufijve te mbrojtur prej te huajve qe dolen prej njezet vjetesh ne driten e lirise pas renies se perandorise te acarit komuniste nder te cilet krejt padrejtesisht shqiptaret u etiketuan rendom si problem.
Sot eshte nje dite e bukur per Shqiperine dhe shqiptaret qe per te ardhur ketu u nisen ne 2 korrik te vitit 1990 duke kapercyer kangjellat e ambasadave duke marre anijet duke ikur maleve duke shpikur gjithfare marifetesh qe jane pjese e historise se njerezve te zakonshem te ketij vendi te cilet prej njezet vjetesh cfare nuk kane shpikur e provuar per tu hedhur matane murit te vizave.
Shijojeni te gjithe kete dite europiane kujtimesh te vjetra e parafytyrimesh te reja motra e vellezer pa dallim sepse kjo eshte dita juaj e shumepritur jo e politikes qe e vonoi kaq shume dhe kaq padrejtesisht per ju kete dite.
e.r/NOA