E Diel, 1 Nëntor 2026

PDU-ja ne negociata me PD-ne kerkon nje minister dhe 2 zevendesministra



Eljona Ballhysa
Partia per Drejtesi dhe Unitet vazhdon ende negociatat me zyrtare te larte te Partise Demokratike per nenshkrimin se shpejti te marreveshjes per bashkeqeverisje. Vete kreu i qeverise Sali Berisha i premtoi pak kohe me pare ne nje takim qe zhvilloi me kryetarin e kesaj partie Shpetim Idrizin se do te nenshkruajne nje marreveshje bashkepunimi mes dy partive. Se fundi te dyja partite ne fjale jane angazhuar ne nje fushate intensive negociatash. Burime nga PDU-ja kane bere te ditur se kjo parti ka kerkuar te perfaqesohet ne qeveri me nje post ministri dhe dy poste zevendesministrash. Gjithashtu behet e ditur se partia perfaqesuese e interesave kryesisht te popullsise came kerkon nje post te rendesishem ministror nje ministri te nivelit te pare sic eshte ajo e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes. Sipas burimeve kandidat per kete post eshte vete kryetari i kesaj partie Shpetim Idrizi i cili megjithese u zgjodh deputet nga lista e PS-se krijoi PDU-ne dhe po negocion per tu perfshire ne qeverine e PD-se. Por PDU-ja aktualisht ben pjese ne te njejtin grup parlamentar te LSI-se deputeti i se ciles Dritan Prifti drejton Ministrine e Ekonomise dhe duket e veshtire qe kjo kerkese e PDU-se te pranohet nga Berisha nderkohe qe mund te sjelle edhe krisje te marredhenies se kesaj partie me LSI-ne. Megjithate procesi i negociatave vazhdon akoma dhe kryetari e deputeti i PDU-se nuk kane marre ende nje pergjigje perfundimtare persa i perket perfaqesimit ne qeveri. Nderkohe qe pjese e marreveshjes se bashkepunimit eshte mbeshtetja e nismave te kesaj partie ne ndihme te interesave te popullsise came edhe nga qeveria. Po keshtu kjo parti pritet te bashkepunoje me PD-ne edhe ne zgjedhjet e ardhshme vendore.
Aleatet
Te gjithe aleatet e tjere te PD-se me te cilet ka firmosur marreveshje bashkepunimi jane te perfaqesuar me poste te rendesishme ne qeveri. Me favorite eshte LSI-ja e cila eshte e perfaqesuar ne kabinetin qeveritar me tre ministra qe drejtojne tre dikasteret me te rendesishme te qeverise. Keshtu kryetari i LSI-se Ilir Meta mban postin e zevendeskryeministrit njekohesisht dhe ate te ministrit te Puneve te Jashtme te Shqiperise. Dritan Prifti anetar deputet i LSI-se mban postin e ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes. Petrit Vasili nenkryetar i LSI-se deputet i kesaj partie mban postin e ministrit te Shendetesise. Nderkaq LSI-ja perfaqesohet ne qeveri me pese zevendesministra. Ajo qe eshte cilesuar si aleatja tradicionale e Partise Demokratike qe eshte Partia Republikane duket se nuk ka nje perfaqesim te kenaqshem ne qeveri. Megjithate kjo parti perfaqesohet me nje post ministri dhe nje zevendesministri. Kryetari i saj Fatmir Mediu drejton dikasterin e Ministrise se Mjedisit ndersa nenkryetari Neritan Alibali mban postin e zevendesministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes. Partia Demokratike ka ditur te kenaqe me poste edhe partite aleate te cilat nuk kane fituar asnje mandat deputeti ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit por qe njihen si parti tradicionalisht te spektrit te djathte. Partia Bashkimi Liberal Demokrat perfaqesohet ne qeverisje me kryetarin e saj Arian Starova qe mban postin e zevendesministrit te Mbrojtjes. Partia Levizja e Legalitetit dhe kryetari i saj Ekrem Spahiu perfaqesohen ne qeveri me postin e zevendesministrit te Mbrojtjes. Kryetari i Partise Balli Kombetar Adriatik Alimadhi mban postin e zevendesministrit te Puneve Publike dhe Transportit. Ndersa Nikoll Lesi i Partise Lidhja Demokristiane mban postin e zevendesministrit te Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve. Ndersa dy partite qe njihen si parti te qendres si Partia Agrare dhe Partia Aleanca Demokratike me kryetaret e tyre respektivisht Lufter Xhuvelin dhe Neritan Ceken perfaqesohen ne qeveri si keshilltare te kryeministrit Berisha.

Komisioni i Ligjeve tre marreveshje per ndertimin e rrugeve rurale

Komisioni per Ceshtjet Ligjore Administraten Publike dhe te Drejtat e Njeriut nisi dje punen per sesionin e ri parlamentar duke shqyrtuar e miratuar tre marreveshje te rendesishme. Fillimisht eksperte te Ministrise se Financave i njohen anetaret e Komisionit me projektligjin Per ratifikimin e kontrates financiare ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Bankes Europiane te Investimeve BEI per financimin e rrugeve dytesore dhe lokale. Ekspertet e Ministrise se Financave sqaruan se objekti i ketij projekti eshte te permiresoje perqasjen ndaj sherbimeve kryesore dhe tregjeve ekonomike permes sigurimit te rrugeve si dhe permiresimit te rrjetit rrugor rajonal e lokal. Sipas marreveshjes projekti do te bashkefinancohet me 50 milione euro nga BEI 50 milione euro nga BERZH-i dhe 33 milione euro nga IPA per vitet 2010-2011. Gjithashtu nje grant prej 4 milione eurosh do te sigurohet nga Fondi i Investimeve te Ballkanit Perendimor per te mbeshtetur zbatimin e projektit.
Me pas anetaret e Komisionit u njohen me permbajtjen e projektligjit Per ratifikimin e Marreveshjes se huas ndermjet Republikes se Shqiperise dhe fondit OPEC per zhvillim nderkombetar OFID per financimin e projektit te rrugeve dytesore dhe lokale. Kjo marreveshje do te mundesoje nje financim nga OFID prej 10 milione USD per rehabilitimin dhe rindertimin e rreth 45 km rruge dytesore dhe lokale ne rajonet perendimore te Shqiperise. Nje tjeter projektligj i shqyrtuar diten e djeshme nga Komisioni i Ligjeve ishte edhe ai Per ratifikimin e marreveshjes ISTISNA ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Bankes Islamike per Zhvillim IDB per projektin Rindertimi i rrugeve dytesore dhe lokale. Projekti eshte pjese e nje programi i cili pritet te financoje rreth 1000-1500 km rruge rajonale dhe lokale qe nenkupton nje shume ndermjet 300-400 milione USD.

8 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›