E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherbimi 3G operatoret Jo vetem nje licence

Pak dite perpara publikimit te dokumenteve zyrtare nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ne lidhje me tenderin e licences 3G operatoret e telefonise celulare AMC Eagle Mobile Plus dhe Vodafone rane dakord qe te kerkojne zyrtarisht rishikimin e vendimit te qeverise per te dhene vetem nje licence 3G.

Ne deklarate thuhet se rreziqet e nje favorizimi te nje ambienti monopolistik dhe cmimi i larte hyres ne kuoten e 12.5 milione eurove jane shqetesimet e kompanive celulare qe operojne ne Shqiperi.

Kater operatoret e telefonise celulare jane te bindur se leshimi njekohesisht i kater licensave 3G kundrejt nje tarife te favorshme per te gjithe spektrin e vlefshem 3G u sherben objektivave te qeverise dhe nevojave ne rritje te konsumatoreve per internet te shpejte me bande te gjere.

Shteti do te perfitoje me shume te ardhura per buxhetin nga tarifat e paguara nga te kater operatoret e licensuar qe do te kene nje efekt pozitiv ne GDP dhe rritjen e nivelit te punesimit.

Shqiperia thuhet ne deklarate ka qene nismetare e zhvillimit te komunikimit celular ne vitet 1990-te por aktualisht renditet e fundit ne Europe per sa i takon perhapjes se teknologjise 3G.

Si rrjedhoje perpara publikimit zyrtar te dokumenteve te tenderit kater kompanite e telefonise celulare i bejne thirrje autoriteteve shteterore te diskutojne me tej me te gjitha palet e perfshira dhe operatoret per arritjen e nje zgjidhje te pershtatshme perfundon deklarata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›