Mbivendosja e pronave ne Lezhe arrestohen kryetaret e komunes dhe arshivisti

Zbulimi i me teper se dy raste falsifikimi dokumentesh qe per pasoje ka mundesuar mbivendosjen e pronave vuri ne pranga dy zyrtare te pushtetit lokal. Arrestimi eshte bere nga policia e Lezhes dhe ne pranga perfunduan kryetari i komunes Kolsh dhe kryeplaku i fshatit Ishull-Shengjin. Tonin Paloka dhe Nikolle Prela akuzohen per shperdorim detyre. Burime te antikrimit financiar te policise lokale tregojne se per te dy te akuzuarit dyshohet se kane bere mbivendosje te pronave. Arrestimi i tyre eshte realizuar nga Task-Forca e Prokurorise pasi ne baze te hetimeve ka ngritur akuzen ndaj Preles per korrupsion. Gjithashtu behet e ditur se bashke me te ka rene ne pranga edhe ish-punonjesi i arshives ne Lezhe Tonin Paloka. Dy te arrestuarit akuzohen per korrupsion konkretisht falsifikim dokumentesh per tjetersim pronesie. Pak kohe me pare 5 zyrtare u vune ne pranga per demin ekonomik qe i kishin shkaktuar arkes nderkohe qe po per falsifikim dokumentesh pronesie u arrestua ne qershor kreu i komunes Kolsh. Te njejtat burime tregojne se jo vetem ne kete komune por edhe ne komuna te tjera te rrethit Lezhe jane bere mbivendosje pronash duke perdorur falsifikimin e dokumenteve. Specialiste te antikrimit financiar vazhdojne te qendrojne ne Lezhe duke hetuar mbi ceshtjen e pronave ku dyshohet te jene bere falsifikime te tjera.