E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDU:Jo marrëveshjes për varrezat greke

Deputeti i PDU-së Dashamir Tahiri u shpreh kundër miratimit të marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve grekë të viteve 1940-1941 dhe për ndërtimin e vendprerjes për ta brenda territorit të Shqipërisë. Duke folur në foltoren e Kuvendit Tahiri theksoi se PDU-ja do të votojë kundra ligjit pasi sipas tij qeveria greke nuk ka njohur genocidin biblik ndaj çamëve. Sipas tij PDU-ja nuk kërkon të prodhojë kriza por të vërë në vend dinjitetin e komunitetit çam. Qeveria greke duhet ta kuptojë që çamëria ka zot dhe pronar të ligshëm dhe të mos guxoj njeri të luaj me trojet e të parëve tanë' theksoi Tahiri duke iu referuar krizës greke dhe mundësinë e shitjes së disa ishujve të saj për të kapërcyer këtë krizë.
Në këtë linjë ka qënë edhe deputeti tjetër i PDU-së Shpëtim Idrizi duke e cilësuar këtë marrëveshje si një legalizim të ndërtimeve pa leje. Sipas tij pakti vjen si një dhuratë për festën kombëtare të Greqisë duke shtuar se çamët janë heronjt e revolucionit grek.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›