Tahiri: PDU, do votoj kundër marrëveshjes për varrezat greke

Deputeti i PDU-së Dashamir Tahiri u shpreh kundra miratimit të marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve grekë të viteve 1940-1941 dhe për ndërtimin e vendprerjes për ta brenda territorit të Shqipërisë. Duke folur në foltoren e Kuvendit Tahiri theksoi se PDU-ja do të votojë kundra ligjit pasi sipas tij qeveria greke nuk ka njohur genocidin biblik ndaj çamëve. Sipas tij PDU-ja nuk kërkon të prodhojë kriza por të vërë në vend dinjitetin e komunitetit çam. Qeveria greke duhet ta kuptojë që çamëria ka zot dhe pronar të ligshëm dhe të mos guxoj njeri të luaj me trojet e të parëve tanë' theksoi Tahiri duke iu referuar krizës greke dhe mundësinë e shitjes së disa ishujve të saj për të kapërcyer këtë krizë.