Durrës, GaleriaPamore jep cmimepër piktorët durrsak
DURRËS- Në Durrës Galeria Panoramike e qytetit e çelur vetëm 1 javë më parë ka ndarë çmimet e saj për ekspozitën me punime të 53 piktorëve durrsakë.
Juria e përbërë nga pedagogë të Akademisë së Arteve të Bukura ne Tiranë e kryesuar nga Vladimir Myrtezai ka vlerësuar me cmim të parë veprën e piktorit Ilir Xhixha.
Cmimi simbolik për këtë vend kapi vlerën e 1 milion lekëve të vjetra. Në vend të dytë është shpallur piktori dhe njëkohësisht drejtuesi i emisionit “Art Shoping” në NEWS24, Abaz Hado me veprën “Durrësi i vjetër”.
Vendi i tretë i shkon piktores Emjona Stasi Noka me veprën “Porta e Kalasë”. Galeria Pamore e inaguaruar vetëm pak ditë më parë i ka rikthyer Durrësit pas një mungesë 20-vjecare shtëpinë e artit, ndërsa piktorëve një vend ku mund të komunikojnë me publikun përmes artit të tyre.
Galeria sipas departamentit të kultureës në Bashkinë e Durrësit është konceptuar si një vatër për ekspozimin e artit Durrsak dhe kombëtar, por dhe si një mundësi për të pritur vepra të artisteve nga e gjithë bota. Së shpejti një kalendar me data dhe artistët që do ekspozojnë artin e tyre në këtë galeri do i serviret artëdashësive Durrsakë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)