PE, Chountis: Presidentin zgjidheni vetë, mos krijoni ngërc të ri
TIRANE- Parlamenti Europian i kërkon politikës shqiptare që me zgjedhjen e kreut të ri të shtetit të mos hapin një tjetër ngërç midis tyre, që do të përkeqësonte situatën, shkruan sot “Gazeta Shqiptare”. Thirrja vjen nga raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Nicolaos Chountis. “Shqipëria ka mjaft probleme dhe një tjetër i kësaj natyre do të ishte i panevojshëm”,- deklaron ai duke iu referuar rasteve të mëparshme dhe sidomos situatës së paqëndrueshme në vend.
Ai bën të qartë se zgjedhja e presidentit është një çështje që i takon popullit shqiptar dhe nuk duhet të ndërhyjnë faktorë të jashtëm.
“Përcaktimi se cili do të jetë presidenti i ardhshëm i vendit dhe si do të zgjidhet ai, është një çështje që i përket popullit shqiptar, forcave politike shqiptare dhe do të ishte më mirë që për këtë çështje të mos ndërhynin faktorë të jashtëm. Me pak fjalë, është një procedurë që duhet të ndërmerret në mënyrë transparente e demokratike duke u bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë. Uroj të zgjidhet në mënyrën më të mirë, që të evitohet krijimi i një problemi tjetër politik, i cili mund të përkeqësonte situatën politike në vend”, -tha Chountis.
Nicolaos Chountis shpreh vlerësim për qëndrimin e moderuar të presidentit Topi dhe uron që edhe pasardhësi i tij të përmbushë rolin e tij sipas asaj që përcaktohet në Kushtetutë.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)