Mbytet anija turke, marinari rrëfen minutat e tmerrit në Porto Romano
DURRES- Në mjediset e spitalit të Durrësit, të 12 të mbijetuarit e tragjedisë, ende nuk ishin në gjendje të pohonin për atë që u kishte ndodhur. Ndonëse mjekët konfirmuan se ata nuk kanë plagë apo dëmtime fizike me pasojë për jetën, ndodhen tejet të traumatizuar dhe duhet kohë për rehabilitim. Ndërkohë, ata pyesin të shqetësuar për fatin e pjesëtarëve të ekuipazhit, për kapitenin e tyre, pa ditur se ky i fundit së bashku me dy të tjerë nuk jetojnë më. Aty në mjediset spitalore ku ndodhet nën përkujdesjen e mjekëve, Arif Medenov, një nga 12 të mbijetuarit e tragjedisë së rëndë, rrëfen detaje për "Gazeta Shqiptare".
"Me datën 12 hymë në port dhe shkarkuam ngarkesën e benzinës. Gjithçka ishte në rregull, e prisnin të niseshim. Me datën 13 janar dolëm jashtë portit dhe kishim 2 ditë që po pritnim urdhër për tu nisur për lundrim në destinacion. Teksa po qëndronim me disa shokë në sallën e madhe të anijes u dëgjua një shpërthim i fuqishëm që na tmerroi të gjithëve dhe anija u përfshi nga flakët dhe tymi. Mesa më është fiksuar, sikur pati dhe një shpërthim më duket. Menjëherë u m b l o d h ë m dhe arritëm që të hidhnim në ujë skafin e shpëtimit .
Ndërkaq disa shokë të tjerë të ekuipazhit, për të shpëtuar, u hodhën menjëherë në ujë. E kuptuam që ishin djegur mbeturinat e benzinës nëpër depozita dhe ishin në rrezik. Që të gjithë ishim të terrorizuar. Gjithçka kishte ndodhur shumë shpejt. Teksa ende se kishim marrë veten mbërriti mjeti i portit që na imbarkoi dhe na nxori në breg. Jam i tmerruar nga kjo ngjarje. Jemi të merakosur. Nuk po shoh shokët e mi, nuk di ku dhe si janë ata",- pohoi ai.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)