PE, Kukan-Svoboda: Kushtetuta është plani B për presidentin e ri
30/01/2012 Eurodeputetët theksojnë se zgjidhja më e mirë për vendin mbetet kandidatura konsensuale
Debati mes mazhorancës dhe opozitës për pasardhësin e Bamir Topit në krye të shtetit shqiptar po ndiqet me vëmendje nga Bashkimi Europian. Gara presidenciale shqiptare e korrikut ka vënë në lëvizje Parlamentin Europian. Dhe për këtë eurodeputetët u këshillojnë PD-së dhe PS-së se zgjidhja më e mirë është të mund të arrihet në një emër konsensual për presidentin e ri. Po në rast të një konsensusi mes palëve kryetari i Delegacionit të PE-së për Evropën Juglindore Eduard Kukan dhe Hanes Svoboda, kryetari i socialdemokratëve, u shprehën dje për mediet shqiptare se Kushtetuta mbetet plani B i zgjidhjes së çështjes. “Do të ishte një gjë shumë e mirë ose ideale që presidenti të zgjidhej me konsensus, sepse ai është president i gjithë vendit, i mbështetësve të qeverisë dhe i mbështetësve të opozitës. Pra, është e preferueshme që të zgjidhet president një person që do t’i përmbushte këto kushte”, - u shpreh Eduard Kukan, kryetar i delegacioneve të PE-së. Më tej Kukan vijon se, në qoftë se nuk është e mundur të arrihet konsensusi, atëherë deputetët votojnë dhe ai që merr më shumë vota është fituesi. “Votimi nuk është konsensus, zgjedhja nuk është konsensus. Pra, le të jemi realistë dhe të presim që partitë politike shqiptare të bien dakord për një kandidat që mund të zgjidhet me shumicën e votave”, - nënvizoi dje Eduard Kukan.
Këtë vit Shqipëria pret të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Dhe për të mos u dëmtuar imazhi i vendit nga një krizë tjetër politike shqiptare eurodeputeti i PE-së Hanes Svoboda nënvizoi se “në zgjedhjen e presidentit duhet treguar maturi, që imazhi i dëmtuar nga kriza politike të përmirësohet”. Ndërsa sa u përket procedurave që duhet të ndiqen për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, Svoboda u shpreh dje i mendimit: “Kushtetuta është njëra anë dhe sigurisht që ajo duhet të respektohet. Por nga ana tjetër ajo që i duhet Shqipërisë sot është jo vetëm të respektojë Kushtetutën, por dhe të arrijë një konsensus për zgjedhjen e presidentit. Pra, presidenti duhet të bashkojë forcat e ndryshme, sepse ai duhet të ketë si mbështetjen e qeverisë, ashtu dhe atë të opozitës”, - tha Svoboda. Duke nënvizuar rëndësinë e konsensusit politik mes partive shqiptare, eurodeputeti shtoi më tej: “Unë besoj se ishte fillim i mbarë vitin e kaluar arritja e një marrëveshjeje bazë midis qeverisë dhe opozitës. Dhe ky konsensus duhet të vazhdojë edhe për zgjedhjen e presidentit të ri, në mënyrë që parlamenti të zgjedhë presidentin e duhur. Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për gjithë Shqipërinë”, – përfundoi Hanes Svoboda.
Kushtetuta e Shqipërisë për presidentin
Në pjesën e katërt të ligjit themeltar të shtetit parashikohet qartë procedura që ndiqet për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Në nenin 87 (ndryshuar me ligjin nr. 9904, datë 21.04.2008), në pikën 2 të tij, theksohet: “Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi. Për zgjedhjen e presidentit Kuvendi zhvillon deri në pesë votime. Votimi i parë zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e presidentit. Votimi quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat. Në votimin e dytë, të tretë dhe të katërt mund të paraqiten kandidatë të rinj, sipas kushteve të pikës 1 të këtij neni.” Ndërsa në pikën 3 të këtij neni thuhet: “Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në votimin katërt dhe të pestë zgjidhet president kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Votimi i pestë zhvillohet kur në votimin e katërt asnjë kandidat nuk ka siguruar shumicën e kërkuar të votave.”