E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE LunacekZgjedhjet e lirarruga drejt BE

PRISHTINE- Raportuesja e Parlamentit Evropian per Kosoven Ulrike Lunacek deklaron se eshte me rendesi qe procesi zgjedhor i 12 dhjetorit te jete i drejte dhe i lire pasi kjo gje do te ndihmonte Kosoven ne rrugen e saj drejt Bashkimit Europian.

Lunacek ndodhej sot ne Prishtine ku u takua me kryetaren e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne Kosove Valdete Daka nga e cila u informua per pergatitjet lidhur me zgjedhjet ne vend.

Lunacek njoftoi se procesin zgjedhor ne dhjetor pervec perfaqesuesve te Ambasadave te huaja ne Kosove dhe mekanizmave te tjere vendore e nderkombetare do ta mbikeqyrin edhe shtate anetare te Parlamentit Evropian.

Ajo u beri bere thirrje te gjithe qytetareve te Kosoves qe te marrin pjese ne zgjedhje ndersa u kerkoi partive politike qe ti permbahen Kodit te Miresjelljes te nenshkruar kohe me pare.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›