PE: Reformat në Serbi kanë ngecur- Raporti vlerëson përparim të kufizuar dhe kërkon reforma urgjente

Procesi i integrimit të Serbisë drejt Bashkimit Evropian po kalon në ditët e tij më të vështira, teksa Brukseli zyrtar lëshon alarme për një regres të frikshëm.
Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, deklaroi prerë se reformat në këtë shtet kanë ngecur dhe se situata politike është jashtëzakonisht e polarizuar. Picula theksoi se premtimet e Serbisë për anëtarësim nuk përputhen me veprimet në terren, duke përmendur mungesën në samitet evropiane dhe pjesëmarrjen në paradat ushtarake në Moskë.
“Gjendja e mediave është tronditëse dhe sulmet ndaj gazetarëve po e kthejnë vendin në kohë të errëta”, u shpreh ai gjatë prezantimit të raportit.
Eurodeputetët kritikuan ashpër edhe retorikën armiqësore të presidentit Vuçiq dhe kryeparlamentares Bërnabiq ndaj delegacioneve evropiane që vizituan vendin.
Sipas raportit, Serbia duhet të rrisë urgjentisht përputhshmërinë me politikat e jashtme të BE-së, e cila aktualisht është në nivele të pamjaftueshme.
Brukseli tha ai kërkon që Beogradi të ndalë menjëherë masat represive ndaj studentëve dhe aktivistëve që protestojnë prej muajsh kundër korrupsionit.
Dokumenti dënon gjithashtu akuzat e zyrtarëve serbë se Perëndimi po tenton të nxisë “revolucione me ngjyra” përmes protestave studentore.
/rtsh.al/