E Diel, 1 Nëntor 2026

“Tani që më kapët e pranoj gabimin”/ U ndalua me armë e tritol, 46-vjeçari para bluve: Kisha nevojë për para, do ndërtoja një shtesë te banesa ime

Zbardhet dëshmia e 46-vjeçarit që u kap nga policia ditën e djeshme teksa transportonte armë dhe tritol nga Shëngjergji për t’i shitur në Tiranë.

Gazetarja Flutura Tota duke iu referuar burimeve nga policia, raportoi për RTSH se Urime Meta është marrë në pyetje nga grupi hetimor dhe ka pranuar se është i përfshirë në trafikun e armëve.

“Tani që më kapet e pranoj gabimin. Jam marrë me trafikun e armëve sepse kisha nevojë për para. Doja të ndërtoja një shtesë te banesa ime”, citohet të ketë thënë Meta para bluve.

Po ashtu 46-vjeçari ka deklaruar se armët e municionet do shiteshin për një shumë parash prej 4 mijë eurosh, nga 500 euro secili prej kallëpeve të tritolit.

“Porosinë e kam marrë nga ndërmjetës dhe nuk e di se kush është personi fiks që do i merrte në Maqedoninë e Veriut. Unë do i çoja deri atje. Paradhënie mora 400 euro dhe pjesën tjetër do e merrja pasi të dorëzoja porosinë”, ka deklaruar ai.

Hetuesit kanë dyshime se Meta është i përfshirë dhe në episode të tjera në trafikimin e armëve të zjarrit si dhe të kallëpeve të tritolit. Ndërkohë policia vijon hetimet për zbulimin e identitetit të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Momenti i arrestimit të 46-vjeçarit

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›