E Diel, 1 Nëntor 2026

Bujar Qamili dhunon operatorin e Top Channel

Kengetari i njohur i muzikes popullore Bujar Qamili eshte bere pjese e nje skene te shemtuar ndersa ka dhunuar fizikisht nje operator te Top Channel.

Ngjarja ndodhi mesditen e sotme ne rrugen mbrapa piramides. Kengetari ishte perfshire ne nje aksident automobilistik. Me automjetin e tij ishte perplasur me nje tjeter mjet. Aksidenti me pasoja vetem materiale shkaktoi bllokim te trafikut ne rruge deri ne mberritjen e policise.

Operatori i Top Channel po regjistronte ngjarjen dhe ne kete moment kengetari Bujar Qamili ka nisur te fyeje e me pas te godase me grushta dhe me kepuce operatorin gjate punes. Kane qene kalimtaret ne vendngjarje ata qe kane ndaluar dhunimin e metejshem te operatorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›