Parlamenti i ri Rama refuzon mbledhjen e Komitetit

Ne kete mbledhje u be prezantimi i studiove qe kane shprehur interes per te marre pjese ne konkursin nderkombetar prej nga do te dale projekti fitues. Sipas kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli nga 30 ftesa qe jane shperndare 25 studio kane shprehur interes per te marre pjese. Kryeministri Berisha tha se hartimi i nje liste me te shkurter per pjesmarresit ne konkurs sic kane kerkuar disa nga studiot eshte e veshtire per shkak te cilesise qe kane te tera studiot.
Por kryeministri premtoi nje proces transparent ku do te merren edhe mendimet e qytetareve. Kryeministri u tregua i ashper me kryetarin e Bashkise se Tiranes i cili nuk ishte i pranishem ne kete takim.
Zoti Berisha akuzoi zotin Rama dhe te tere ata arkitekte apo intelektuale qe jane shprehur pro ruajtjes se godines se ish-piramides se duke u fshehur pas vlerave ne fakt duan te mbajne gjalle frymen e ish-diktatorit. Kryeministri nuk e fshehur neverine personale sic u shpreh ai per godinen e ish-Piramides qe sipas tij u konceptua si mauzole per diktatorin. Por ne vendimin per prishjen e saj tha kryeministri ai udhehiqej vetem nga kritere ekonomike.
Prishja e ish-piramides dhe ngritja atje e kompleksit te ri parlamentar duke liruar ambjente te ish-Komiteti qendror per nje Pallat te drejtesise kursen ne fund rreth 20-30 milione euro sipas shefit te qeverise. Ne nje leter drejtuar kryetares se Kuvendit kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama shpjegonte arsyet e mospjesmarrjes ne kete mbledhje qe sipas tij nuk kishte as rend dite dhe as permbajtje.
Sipas zotit Rama profili i studiove qe kane shprehur interes nuk ka asnje lidhje me Komitetin pasi sipas zotit Rama Komiteti nuk ka kompetence profesionale per te shqyrtuar listen e studiove.