PE: Shqiperia pa viza, mbeshtetje integrimit ne BE
Rozeta Rapushi
Parlamenti Evropian inkurajon Shqiperine, ne realizimin e reformave per liberalizim sa me te shpejte te vizave me vendet e Bashkimit Evropian. Kryetari i delegacionit te Parlamentit Evropian per Marredheniet me Evropen Juglindore, Eduard Kukan, tha dje se Parlamenti Evropian mbetet promotor i rendesishem per liberalizimin e vizave per te gjithe rajonin e Evropes Juglindore dhe se Traktati i Lisbones, eshte gjithashtu shume i rendesishem, per vendosjen e zgjerimit te metejshem te Bashkimit Evropian. "Shpreh kenaqesine qe pavaresisht krizes globale, vendet e Ballkanit Perendimor kane vazhduar me reformat, me objektiv final integrimin ne BE. Duke theksuar mbeshtetjen e vazhdueshme nga Parlamenti Evropian, inkurajoj te gjitha vendeve aspirante per t'u anetaresuar ne BE, qe te vijojne me reformat dhe bashkepunimin e ngushte rajonal", theksoi Kukan. I pranishem ne Konferencen rajonale me teme, "Forcimi i Bashkepunimit ne Fushen e Sigurise per nje Anetaresim te Shpejte te Evropes Juglindore ne BE", Kukan vleresoi Shqiperine dhe Kroacine per anetaresimin ne NATO dhe shqyrtimi i aplikimit per statusin e vendit kandidat per vendin tone ne Bashkimin Evropian. "Ky eshte nje vit i rendesishem per Shqiperine, e cila ne prill te 2009 se bashku me Kroacine u anetaresua ne NATO. Ne mesin e muajit nentor te ketij viti, u shenua nje tjeter hap i rendesishem sic eshte shqyrtimi i aplikimit per statusin e vendit kandidat ne BE. Ne 19 dhjetor pritet qe Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia te levizin pa viza ne zonen "Shengen". Une shpresoj qe qytetaret e Shqiperise dhe Bosnjes t'i bashkohen shpejt nje vendimmarrjeje te tille, si dhe Kosova te gezoje mundesine qe ne nje te ardhme te perfitoje nga regjimi pa viza ne BE. Parlamenti Evropian ka qene gjithnje nxites i ketij objektivi, bazuar ne permbushjen e kritereve", theksoi Kukan. I pranishem ne kete konference edhe zevendespresidenti i Asamblese Parlamentare te OSBE-se, Volfgang Grosruk, tha se Austria mbeshtet Shqiperine per integrim te shpejte ne Bashkimin Evropian. "Ky eshte fillimi i nje diskutimi te rendesishem per vendet e Evropes Juglindore. Ju e dini qe Austria ju mbeshtet dhe une personalisht, kam mbeshtetur dhe do te vazhdoj te mbeshtes Shqiperine po keshtu dhe vendet anetare per integrim te shpejte. Shpresoj qe ju te permbushni angazhimet tuaja",-tha Grosruk. Sipas tij, anetaresimi i vendeve te rajonit ne Bashkimin Evropian, mbi te gjitha do te thote stabilitet per Evropen. Konferenca do te zhvillohet edhe diten e sotme dhe do te percaktoje objektiva te qarta mbi ceshtje te sigurise per vendet e Evropes Juglindore, si garanci per integrim te shpejte evropian.