E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Korrupsioni, problem serioz per Shqiperine"

Korrupsioni eshte problemi me serioz per Shqiperine. Keshtu u shpreh dje, Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhon Uidhers i pranishem ne konferencen per te drejtat e njeriut. "Korrupsioni mbetet problemi me serioz i Shqiperise ne shume nivele. Korrupsioni duhet te goditet. Nje tjeter shqetesim qe duhet theksuar, eshte pavaresia e institucioneve demokratike, vecanerisht e sistemit gjyqesor", vleresoi Uidhers. Sipas tij, nje sistem veprimi gjykate i qete, i cili eshte i lire nga influencat dhe korrupsioni dhe ofron akses te hapur per informacionin dhe proceset edhe per publikun e gjere, eshte nje gur kilometrazhi ne suksesin e reformes. "Eshte nje detyre ne te vertete, pergjegjesi e gjyqtareve, qe te rrenjosin dhe te restaurojne besimin e qytetareve ne gjykata. Ata duhet te mbrojne integritetin e gjykatave permes veprimeve te vendimeve, dhe sjelljeve te tyre", tha Uidhers, duke permendur rastin e "Gerdecit". Rast qe sipas tij, eshte vene re se ka pasur nderhyrje. Ne kete kuader, Ambasadori i SHBA-se, i kerkoi politikes, qe te mbaje larg duart nga procesi gjyqesor dhe te punoje me shume ne luften kunder korrupsionit ne kete sistem. Uidhers kerkoi zbatimin e ligjeve dhe perfundimin e reformes se nisur ne sistemin gjyqesor dhe ne sistemin e drejtesise. Sipas ambasadorit, problem ne vendin tone, mbetet trafikimi i qenieve njerezore, pasi nje fakt i tille sipas tij, i privon ato nga dinjiteti dhe liria. Ne kete kuader, Uidhers denoi ashper dhunen brenda familjes, duke e konsideruar ate si nje problem serioz. Nderkohe qe nuk u anashkalua prej tij dhe shkelja e lirise se medias.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›