E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pershendetjet per festen e Nevruzit

Bamir Topi: "Shpejt do te kemi lajme te mira, vizat"
"Gezuar te gjitheve. Ne radhe te pare urimin e jap per besimtaret bektashinj, pastaj per te gjithe besimtaret shqiptare. Une nuk e teproj kur e them se si ne cdo feste ne te gjithe kremtojme festat e njeri-tjetrit, keshtu qe kjo eshte feste e te gjitheve, eshte nje feste zyrtare. Dita eshte shume e shenuar, sepse ajo perkon me ekuinoksin astronomik pranveror, qe eshte dita e ringjalljes, e ringjalljes se natyres, e ringjalljes se njeriut, e ringjalljes se dialogut, te komunikimit, pra eshte dita kur ne jemi me shume optimiste se sa nga dimri qe kaloi. Pra, pranvera ka ardhur dhe uroj qe te jete pranvere per te gjithe, per te gjithe shqiptaret. Kemi kaluar dimrin astronomik dhe te jeni te bindur qe nuk do te kete dimer per Shqiperine, per te gjithe shqiptaret qe do te kene shume shpejt lajme te mira dhe per liberalizimin edhe per levizjen e lire te njerezve".

Berisha
"Ne tere historine e kombit shqiptar, 22 marsi eshte nje nga datat me te ndritshme, eshte nje nga festat me te medha, eshte dita e ngadhenjimit te njehershem te vlerave hyjnore dhe njerezore se bashku. 22 marsi eshte dita e Sulltan Novruzit, kesaj dite te shenjte, frymezuese, per mbare bektashinjte shqiptare dhe mbare besimtaret e Zotit. Por, sot eshte dita e triumfit te vlerave te demokracise ne Shqiperi, dita ne te cilen populli me i shtypur i Evropes, dhe nder 2-3 popujt me te shtypur te botes, me voten e lire u nda ne menyre te qyteteruar nga diktatura me e eger dhe regjimi me barbar qe ata kishin perjetuar ne tere historine e tyre. 22 marsi eshte nje apel per te gjithe shqiptaret qe te konsolidojne vlerat qe ngadhenjyen ne 22 mars te vitit 1992, vlera mbi te cilat ky vend ne 18 vite, ka ndryshuar me shume se cdo vend tjeter ne historine e tij".
Topalli: "Perkon me diten e demokracise 22 marsi"
"Kjo eshte nje dite qe mbyll nje vit dhe perkon me pranveren, qe eshte momenti i gjallerimit dhe i rilindjes. Ne menyre te vecante 22 marsi i kesaj feste, qe une e konsideroj te te gjithe shqiptareve, perkon me festen e demokracise dhe kjo ka nje simbolike te jashtezakonshme. Ne mbyllem nje vit qe ka qene shume i rendesishem per proceset integruese dhe jemi perpara zhvillimeve dhe ngjarjeve jashtezakonisht te rendesishme. Eshte nje moment kur ne jemi shume optimiste, qe do mund te realizojme brenda pak muajsh heqjen e vizave. Une jam shume optimiste se ne do te mbajme premtimin per heqjen e vizave, pavaresisht se ndoshta dikush pengon ose tenton qe ta pengoje ate. Edhe nje here, gezuar te gjithe shqiptareve".
Rama: "Solidaritet per te kaluar krizen e rene"
"Gezuar Sulltan Nevruzin! Ne dite te tilla, mendimi shkon gjithmone te ata qe jane ne veshtiresi. Per fat te keq, sot ka me shume njerez ne veshtiresi se sa ne te njejten dite te nje viti me pare. Une dua t'ju uroj te gjitheve mbaresi dhe duke shpresuar e punuar se bashku per t'i kapercyer veshtiresite, duke kapercyer varferine ne rritje, papunesine ne rritje dhe per t'u bere te gjithe solidare ne perballimin e nje krize ekonomike qe shkon duke u thelluar, per te mos humbur per asnje moment besimin, se gjithcka varet nga ne dhe se me ndihmen e Zotit te gjitha jane te kapercyeshme dhe te gjitha do t'i kapercejme", ka qene deklarata e kryetarit socialist Rama, dje ne diten e Nevruzit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›