PE Zgjedhjet ne Kosove te mira

Delegacioni vezhgues i Parlamentit Evropian vlereson se zgjedhjet ne Kosove ishin te mira dhe perpjekjet e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per organizimin e procesit ne nje kohe te shkurter ishin te suksesshme.
Sipas PE dita e zgjedhjeve ishte inkurajuese per zhvillimin e vazhdueshem demokratik te Kosoves.
Ne deklaraten e leshuar para perfundimit te numerimit te votave dhe shqyrtimit te ankesave zgjedhore delegacioni u shpreh i kenaqur qe procesi eshte zhvilluar ne nje atmosfere te qete.
Sipas Telegraf delegacioni i PE-se inkurajon partite politike qe te ndjekin procedurat e duhura ligjore per pakenaqesite ndaj procesit.
Anetaret e delegacionit nenvizuan pjesemarrjen e rritur te komunitetit serb te Kosoves si shenje e angazhimit te metejshem me institucionet e vendit.