PE debat për Kosovën, Fajon: Vendosni afatin për heqjen e vizave
BRUKSEL-Parlamenti Europian diskutoi sot mbi progresin e Kosovës në rrugën e integrimit europian, bazuar mbi Rezolutën e raportueses Ulrike Lunacek.
Gjatë debatit, komisioneri europian i zgjerimit Shtefan Fyle përshëndeti nisjen e studimit të fizibilitetit nga Komisioni Europian duke thënë se në 10 muajt e ardhshëm, komisioni do të bëjë një analizë të thellë mbi përgatitjen e Kosovës për të negociuar dhe më pas përfunduar MSA-në me BE.
“Kjo marreveshje do të konfirmojë Bashkimin e Kosovës me vendet e tjera të Ballkanit Perendimor në rrugën e tyre drejt afrimit me BE-në”-tha Fyle.
Ndërsa eurodeputeti Eduard Kukan, i cili është kreu i delegacionit të PE-së për Europen Juglindore tha se, studimi i fizibilitetit, dialogu i liberalizimit të vizave dhe programet e BE-së janë hapa konkrete dhe ambicioze për të cilat Kosova ka nevojë urgjentisht.
Nga ana tjetër, eurodeputetja Tanja Fajon tha se është e nevojshme të vendoset afat kohor për liberalizimin e vizave me Kosovën.
(d.b/News24/BalkanWeb)