PE miraton rezolutën për Kosovën, hedh poshtë fusnotën
BRUKSEL - Është votuar sot në Parlamentin Europian rezoluta për Kosovën. Me 475 vota pro, 97 kundër dhe 76 abstenim është miratuar rezoluta e eurodeputetes austriake, Ulrike Lunacek, ku përkrahet integrimi europian i Kosovës, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit perëndimor.
Amandamenti i propozuar që Kosova në Parlamentin Evropian të përfaqësohet me fusnotë, është hedhur poshtë, ndërsa është miratuar amandamenti, që i bën thirrje Komitetit Olimpik Ndërkombëtar t’i inkurajojë sportistët nga Kosova, që të marrin pjesë në Olimpiadë.
Projekt/rezoluta u bën thirrje 5 vendet e BE-së, që ta ndjekin shembullin e 88 shteteve, që tashmë kanë njohur pavarësinë e Kosovës pasi ky proces ka rëndësi të madhe për stabilitetin në Ballkan dhe përfshirjen e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Parlamenti Evropian në projekt/rezolutë mes tjerash thekson se implementimi i Pakos së Ahtisarit u siguron të drejtat dhe liritë e tyre themelore. Gjithashtu në këtë pikë i kërkohet Qeverisë së Kosovës të bëjë çdo përpjekje për të hartuar dhe më pas të zbatojë një strategji efektive për veriun.
Gjithashtu me këtë rezolutë kërkohet që parregullsitë dhe mashtrimet në zgjedhjet parlamentare të 2010 të hetohen në mënyrën e duhur dhe të dënohen përgjegjësit.
Rezoluta për Serbinë
Në Parlamentin Evropian, me shumicë votash, është miratuar Rezoluta për përparimin e Serbisë në integrimet evropiane, në të cilën i bëhet thirrje Beogradit që të mos i shpallë zgjedhjet lokale në Kosovë.
Në Rezolutë, po ashtu, kërkohet që Serbisë, “sa më shpejt që të jetë e mundur”, t’i caktohet data e fillimit të negociatave për pranim.
Në rezolutë gjenden edhe vlerësime pozitive për bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës, reformat e brendshme dhe përparimin e bashkëpunimit me rajonin
(er.nu/rel/BalkanWeb)