E Diel, 1 Nëntor 2026

PE miraton me shumice votash liberalizimin e vizave per shqiptaret



Eljona Ballhysa
Parlamenti Europian miratoi dje propozimin e Komisionit Europian per liberalizimin e vizave per shqiptaret dhe boshnjaket. Vendimi i pritshem mori jo pak por 538 vota pro duke marre mbeshtetjen me te gjere te mundshme. Nderkaq vetem 47 deputete votuan kunder ketij propozimi. Para miratimit te ketij vendimi shtete te ndryshme europiane si Franca dhe Holanda ishin skeptike per plotesimin e kushteve nga qeveria shqiptare. Por duket se lobimi i fuqishem qe eshte bere gjate ketij viti jo vetem nga politika shqiptare por edhe nga faktori nderkombetar qe na mbeshtet beri te mundur qe ky vendim te miratohet me nje maxhorance te thelle votash. Pas miratimit te ketij vendimi nga Parlamenti Europian pritet qe vulen zyrtare ta vere mbledhja e Keshillit te Ministrave te Brendshem dhe te Drejtesise te vendeve anetare te BE-se. Kjo mbledhje eshte parashikuar te zhvillohet pas nje muaji pikerisht ne datat 7 dhe 8 nentor. Ne rast se vendimi eshte pozitiv atehere duhen vetem 20 dite kohe qe ky vendim te botohet ne Fletoren Zyrtare te BE-se dhe me pas te ndizet drita jeshile per udhetimin pa viza per qytetaret e Shqiperise dhe te Bosnjes.
Kufizimet
Por liberalizimi i vizave parashikon edhe disa kufizime. Kjo do te thote se qytetaret shqiptare mund te udhetojne vetem duke prere bileten e udhetimit ne drejtim te vendeve anetare dhe kane te drejte te qendrojne ne keto vende vetem 90 dite me pas duhet te kthehen ne atdhe. Ata nuk kane te drejte te kerkojne leje qendrimi apo azil sepse ky eshte nje kufizim nga BE-ja dhe ne baze te Marreveshjes se riatdhesimit keta qytetare do te kthehen menjehere ne Shqiperi dhe do te djegin per nje periudhe te caktuar kohe levizjen e tyre te lire. Ne rast se duan te punesohen ne nje nga vendet e BE-se atehere paraprakisht qytetaret shqiptare duhet te bejne kerkese per vize afatgjate punesimi apo studimi ne ambasaden e vendit anetar te BE-se ne Shqiperi.
Pritet qe se shpejti institucionet shteterore shqiptare te nisin nje fushate informimi ne lidhje me te drejtat qe gezojne qytetaret shqiptare me liberalizimin e vizave dhe detyrimet qe ata kane.
Propozimi
Propozimi per heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen u be me 27 maj nga Komisioni Europian. Propozimi erdhi si rezultat i nje pune intensive dyvjecare ne kuader te dialogut per liberalizimin e vizave. Sipas Komisionit Europian Shqiperia dhe Bosnja kane bere progres ne permiresimin e sigurise se pasaportave forcimit te kontrollit te kufijve dhe luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Zona Shengen perbehet nga 28 vende europiane vendet e Unionit me perjashtim te Britanise dhe Irlandes dhe tre vende te tjera joanetare si Islanda Norvegjia dhe Zvicra.

Fajon Liberalizimi i vizave nuk eshte dhurate

Raportuesja per Vizat ne Parlamentin Europian Tanja Fajon pas votimit ne seance te propozimit te Komisionit per liberalizimin e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen u shpreh se miratimi i ketij vendimi nuk duhet pare si nje dhurate e BE-se por si nje qendrim serioz i vendeve anetare. Ajo ka shprehur bindjen se ky vendim pozitiv duhet te merret edhe nga Keshilli i Ministrave ne muajin nentor. Une besoj se asnje vend anetar nuk ka ndonje arsye cfaredo per te bllokuar liberalizimin e vizave ne Keshillin e Ministrave ne nentor. Sic e thashe Komisioni Europian ka dhene vleresim pozitiv. Te dyja vendet jane teknikisht gati dhe Parlamenti Europian e njohu kete sot duke dhene mbeshtetje te forte per liberalizimin per te dyja vendet. Ndaj duhet te nenvizoj nuk eshte ajo qe e quajme nje dhurate diplomatike sic eshte prezantuar ne te kaluaren. Ne duhet te mbajme premtimin e dhene. Nentorin e kaluar ne se bashku me Keshillin u premtuam ketyre vendeve se kjo do te arrihej kur te dyja vendet te plotesonin te gjitha kriteret e domosdoshme. Parlamenti Europian deshmoi sot se ne jemi serioze e besoj se dhe vendet anetare duhet te tregojne te njejten gje - eshte shprehur Fajon. Ajo tha se pas hyrjes ne fuqi te liberalizimit te vizave per shqiptaret dhe boshnjaket Kosova do te mbetet i vetmi territor i izoluar ne Ballkan. Kjo sipas saj shton riskun qe qytetaret e ketij vendi te perdorin rruge te paligjshme per te hyre ne BE.

Liberalizimi i vizave Kukan apelon per miratim pa vonesa nga Keshilli

Pas miratimit nga Parlamenti Europian kryetari i Delegacionit te PE-se Eduard Kukan beri thirrje dje qe Keshilli i Ministrave ta miratoje pa vonesa vendimin per liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen. Ai shprehu rendesine qe ka ky vendim per levizjen e lire brenda Bashkimit Europian per shtete si Shqiperia dhe Bosnja dhe ndikimin pozitiv qe do te sjelle ky vendim per qytetaret e ketyre vendeve qe do te udhetojne pa viza. Liria e levizjes eshte nje nga lirite me te rendesishme qe Bashkimi Europian ofron dhe une jam i kenaqur qe ne morem kete vendim per popullin shqiptar dhe per shtetasit e Bosnje-Hercegovines. Ky eshte nje hap i rendesishem dhe nje zhvillim pozitiv ne rrugen drejt integrimit europian - eshte shprehur Kukan. Vendet e Ballkanit Perendimor kane permiresuar ne mase te madhe rrugen e tyre drejt integrimit europian dhe ne kete drejtim Kukan theksoi rendesine e miratimit te propozimit per liberalizimin e vizave ne nje menyre te shpejte edhe nga Keshilli i Ministrave.

Pitela PS-ja ka lobuar ne PE per liberalizimin e vizave

Pas miratimit me maxhorance te gjere te vendimit per liberalizimin e vizave per shqiptaret zevendespresidenti i Parlamentit Europian Xhani Pitela ndersa ka komentuar kete vendim ka vleresuar rolin e Partise Socialiste shqiptare. Pitela eshte shprehur se PS-ja ka lobuar gjate gjithe kohes ne Parlamentin Europian per miratimin e vendimit per liberalizimin e vizave. Sot eshte nje dite e rendesishme per Shqiperine sepse Parlamenti Europian ka votuar me nje maxhorance te gjere nje rezolute per liberalizimin e vizave dhe une e di personalisht pasi kam folur shume here me qytetaret sidomos me te rinjte shqiptare se sa e kane per zemer kete problem i gjithe komuniteti shqiptar dhe e perseris vecanerisht te rinjte djemte e vajzat shqiptare. Eshte nje sukses i te gjitheve. Ka qene nje aksion e pune e te gjitheve dhe une duhet ti njoh kontributin partise sime shqiptare liderit te kesaj partie Edi Rama per presionin qe ka ushtruar ne menyre konstante dhe insistuese ndaj te gjitheve ne qe te arrihej ne kete rezultat kaq te rendesishme per Shqiperine - eshte shprehur Pitela. Ai e ka cilesuar te gabuar qe ky rezultat te njihet si merite e dikujt. Qeveria te mendoje per te zgjidhur problemin qe ka kerkuar Parlamenti te zgjidhet domethene transparenca e plote mbi zgjedhjet e mbajtura ne Shqiperi permes nje komisioni hetimi qe mund te sqaroje gjithcka e mbi te gjitha te krijoje kushtet qe qytetaret shqiptare ne te ardhmen te mund te votojne me qetesi te plote dhe ne kushtet e transparences me te plote e te thelle. Ndaj nuk duhet te merren persiper spaletat e te thuhet se ky eshte fryti im. Une nenvizova kontributin e te gjitheve e midis kontributit te te gjitheve nenvizova kontributin e partise sime - eshte shprehur Pitela.
Ky reagim vjen pasi nje delegacion i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste i perbere nga deputetet Meksi Balla Leskaj dhe Bushati moren pjese ne mbledhjen e Grupit Socialdemokrate ne Parlamentin Europian ku kerkuan mbeshtetjen e 189 eurodeputeteve socialdemokrate per Rezoluten e liberalizimit te vizave.

8 Tetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›