Kreret me te larte te shtetit falenderojne PE-ne per heqjen e vizave
Pas miratimit te Rezolutes se raportueses Tanja Fajon ne Parlamentin Europian per heqjen e vizave per Shqiperine menjehere kane reaguar kreret me te larte te shtetit me nota mjaft pozitive per kete vendim kaq te rendesishem. Presidenti Bamir Topi e ka cilesuar vendimin e PE-se nje vendim historik. Ndersa kreu i Ekzekutivit Sali Berisha eshte ndjere mjaft krenar per kete dite kaq te rendesishme duke theksuar se qeveria shqiptare do te vazhdoje te angazhohet per te plotesuar kriteret e mbetura. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli u shpreh se vendimi i PE-se ishte rezultati i pritshem qe qeveria ua kishte premtuar shqiptareve. Ndersa numri dy i qeverise Ilir Meta pasi pershendeti vendimin per vizat ftoi kreun e PS-se Edi Rama te jape ndihmen e tij ne procesin e metejshem integrues te vendit. Kryesocialisti Edi Rama
Bamir Topi
Menjehere pas votes se Parlamentit Europian pro liberalizimit te vizave per shtetasit shqiptare Presidenti i Republikes Bamir Topi leshoi nje mesazh falenderimi per PE-ne. Se pari me lejoni te shpreh gezimin tim te madh te vleresoj dhe te falenderoj Parlamentin Europian per vendimin historik i cili i hap rruge levizjes se lire te shqiptareve kesaj aspirate te thelle e te gjere te popullit shqiptar dhe te institucioneve te tij perfaqesuese.
Sali Berisha
Nga ana tjeter nje ore pasi PE-ja dha voten pro liberalizimit kryeministri Sali Berisha vleresoi maksimalisht vendimin duke e konsideruar si vendim historik qe merret pas reformave te suksesshme qe qeveria shqiptare ndermori per te realizuar kushtet e BE-se. Ndiej krenari ne kete dite historike ne te cilen Parlamenti Europian votoi per heqjen e vizave per shqiptaret. Data 7 tetor do te shkruhet me germa te arta ne memorien e kombit tone ngjarja me madhore ne rrugen shekullore drejt Europes. Ky eshte zhvillimi me i madh pas shembjes se diktatures qe perjetoi vendi. Ky vendim eshte edhe kurora me e ndritur e perpjekjeve per integrimin europian te kombit qe dy dekada me pare ishte kombi me i izoluar me i vetmuar kombi qe 20 vite me pare rrezimin e portes se hekurt do ta shenonte nje ndryshim biblik. Ky vendim eshte edhe votebesimi me i fuqishem dhe suprem i perfaqesuesve te 27 vendeve anetare te BE-se ndaj reformave te suksesshme te ndermarra nga qeveria shqiptare. Ky vendim u mor nga lufta me zero tolerance ndaj krimit te organizuar Faleminderit BE - tha Berisha. Kryeministri theksoi se ky vleresim erdhi si pasoje e besimit qe ata kane per shtetin e qeverine shqiptare.
Jozefina Topalli
Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka qene e pranishme ne PE gjate miratimit te Rezolutes se Tanja Fajonit. Topalli e lumturuar ka dhene mesazhin e saj pershendetes. Eshte nje moment krenarie nje moment ku dinjiteti merr nje proporcion te ri. Eshte nje moment ne te cilin te gjithe ne bashke ndihemi krenare persa kemi mundur qe te realizojme me reforma gjate ketij viti pavaresisht nga veshtiresite qe nga dikush jane vene gjate rruges sone e cila ka rezultuar ashtu sic e kishim premtuar me nje rezultat te jashtezakonshem. Ratifikim do te thote besim ratifikim me 538 vota ne mbeshtetje te opinionit te komisioneres do te thote se Shqiperia ka realizuar cdo detyrim te saj. Ishte nje vote e merituar per shqiptaret - u shpreh Topalli.
Ilir Meta
Vendimin e kesaj dite historike per vendin e ka pershendetur edhe numri dy i qeverise Ilir Meta. Duke shfrytezuar rastin Meta ftoi Ramen te behet pjese e reformave integruese te vendit. Dua te shpreh falenderimin tim per te gjithe ata qe jane perfshire ne nje proces madhor sikurse ishte permbushja e detyrimeve dhe e standardeve qe percaktonte Udherrefyesi i KE-se per liberalizmin e vizave. Ne kete perpjekje madhore kane qene me qindra ligje vendime qeverie akte te tjera nenligjore dhe investime me dhjetera milione euro qe jane bere per te arritur standardet e BE-se per te garantuar sigurine e kufijve tane dhe te dokumenteve te qytetareve tane duke shenuar nje progres te vecante ne luften kunder krimit te organizuar. Ky mesazh i qarte i Parlamentit Europian sikurse ishte premtuar edhe me pare tregon se procesi ka ecur me perpikeri te plote se qeveria por edhe institucionet e tjera kane permbushur axhenden e bere publike qe me krijimin e Qeverise se Integrimit te gjitha detyrimet - u shpreh Meta.
Edi Rama
Disa ore me vone ne nje dalje publike nga selia roze kreu i socialisteve Edi Rama e ka cilesuar vendimin per heqjen e vizave si fundin e rropatjeve per te gjithe shqiptaret. Ai beri apel qe muri i vizave te mos vonoje te bjere edhe per qytetaret e Kosoves. Falenderojme Europen qe na rrezoi Murin e vizave pasi heqja e vizave eshte vullnet europian. Sot kane fituar qytetaret shqiptare. Kjo eshte dita qe u jep fund rropatjeve te tyre - deklaroi Rama. Sipas kreut te selise roze liberalizimi i vizave u be i mundur fale raportit te shkelqyet te eurodeputetes socialiste Tanja Fajon per te cilen ka shprehur mirenjohje te vecante. Vota e Parlamentit Europian per liberalizimin e vizave hap dyert e Europes per cdo qytetar te ketij vendi dhe lajmeron fundin e peripecive njezetvjecare te shqiptareve per nje leje levizjeje ne Europe te quajtur vize fundin e rropatjeve te njerezve te thjeshte te ketij vendi neper gjithfare radhesh para ambasadave e konsullatave te Bashkimit Europian per nje liri e te drejte qe hyn ne lirite e te drejtat themelore te njeriut fundin e arratisjeve nga atdheu duke kapercyer ilegalisht kufijte nga toka e nga uji qofte edhe per te vizituar ne spital vellane emigrant ne dhe te huaj - u shpreh Rama.
Haxhinasto Vendimi i PE-se per vizat se shpejti do te jete perfundimtar
Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto dje ne nje dite historike per vendin eshte shprehur optimist se vendimi i PE-se per vizat do te shkoje deri ne fund. Vota e sotme e merituar do te pasohet nga miratimi i ministrave te Brendshem te BE-se se shpejti. Kjo arritje e madhe eshte njekohesisht dhe nje detyrim per te gjithe ne per tu sjelle si qytetare europiane per te respektuar dhe zbatuar te gjitha rregullat per nje ecuri normale te procesit te liberalizimit te vizave. Ky vendim eshte nje inkurajim per te ecur perpara ne rrugen e integrimit drejt BE-se - u shpreh Haxhinasto duke shtuar Votimi i sotem eshte nje arritje e madhe dhe nje detyrim per te zbatuar te gjitha rregullat per nje ecuri normale te procesit te liberalizimit te vizave. Vendimi i Parlamentit Europian eshte nje ngjarje e shumepritur nga shqiptare dhe eshte realizimi i endrres se tyre per te levizur pa viza ne hapesiren Shengen.
OSFA pershendet vendimin e PE-se per vizat
Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine OSFA ka pershendetur Parlamentin Europian per miratimin qe e rezolutes per heqjen e vizave. Ky fondacion inkurajon perseri Keshillin e Ministrave te Brendshem te BE-se qe ti jape miratimin perfundimtar nje procesi qe tashme gezon dukshem edhe mbeshtetjen e qytetareve te BE-se te shprehur nepermjet votes pro te shumices se deputeteve te Parlamentit Europian. Gjithashtu OSFA u ben perseri thirrje forcave politike ne Shqiperi tu drejtohen qeverive te vendeve anetare te BE-se institucioneve te BE-se dhe ne vecanti Keshillit te BE-se per te shprehur qarte dhe njezeri zotimin e tyre afatgjate per ruajtjen dhe permiresimin e standarteve te arritura deri me tani ne kuader te liberalizimit te vizave.
Idrizi PE-ja miratoi vendimin me te ndritur per Shqiperine
Kreu i PDU-se Shpetim Idrizi vendimin e PE-se per vizat e ka cilesuar si momentin me te ndritur per Shqiperine pas 20 viteve te fundit. Eshte casti qe te gjitha forcat politike shoqeria civile biznesi dhe mbi te gjitha te gjithe qytetaret te bashkohemi me motiv integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Hapi i pare i hedhur eshte i vlefshem por sfidat ne te ardhmen do te jene edhe me te forta - u shpreh Idrizi duke theksuar Tashme edhe Kosova duhet te kete te njejtat te drejta me Shqiperine ne kete proces pra levizje te lire ne te gjithe Evropen. PDU do te vijoje te mbeshtese fuqimisht cdo nisme ne te mire te integrimit te vendit tone ne BE dhe u eshte mirenjohese te gjithe atyre shteteve dhe individeve qe e mbeshtesin Shqiperine ne kete rruge te pakthyeshme.
8 Tetor 2010