E Diel, 1 Nëntor 2026

PE vendos Shqiptaret pa viza. Fajon Politika te jete me e matur

Parlamenti Europian miraton raportin per heqjen e regjimit te vizave per shqiptaret. 538 deputete votuan pro raportit te Fajon ndersa 47 te tjere kunder. Tashme propozimi per heqjen e vizave duhet te marr voten pro edhe ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave ne nentor. Ne rast se propozimi votohet pozitivisht atehere vendimi per heqjen e vizave do te hyje ne fuqi 20 dite pas botimit ne fletoren zyrtare. hartuesja e raportit per levizjen e lire per qytetaret e vendeve te Europes Juglindore europarlamentarja Tanja Fajon ne nje konference te posacme shtypi pas votes se PE deklaroi se Shqiperia dhe Bosnja jane gati dhe ne nentor duhet te jepet vendimi perfundimtar per levizjen e lire ne Europe.

bull Tirana zyrtare pershendet votimin e PE

Deshiroj te porosis gjithe qytetaret shqiptare ta dine qe udhetimet kane disa kufizime. Ata nuk kane te drejte te kerkojne leje qendrimi sepse ky eshte nje kufizim nga BE-ja. Pra une shpresoj se gjithcka do te shkoje ne rregull dhe u uroj mireseardhjen. Deshiroj te porosis klasen politike qe te jete me e matur. Nuk ndjehem mire kur shoh se njerezit shqetesohen nga politika prandaj duhet te kete nje dialog shume konstruktiv mes paleve politike. Heqja e vizave eshte nje hap shume i rendesishem prandaj qytetaret dhe institucionet do te vazhdojne rrugen e duhur per te miren e vendit te tyre tha Tanja Fajon eurodeputete sllovene.

Propozimi per heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen u be me 27 maj nga Komisioni Europian. Propozimi erdhi si rezultat i nje pune intensive dy vjecare ne kuader te dialogut per liberalizimin e vizave. Sipas Komisionit Europian Shqiperia dhe Bosnja kane bere progres ne permiresimin e sigurise se pasaportave forcimit te kontrollit te kufijve dhe luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Zona Shengen perbehet nga 28 vende europiane vendet e unionit me perjashtim te Britanise dhe Irlandes dhe tre vende te tjera jo anetare si Islanda Norvegjia dhe Zvicra. Azhornuar se fundi e enjte 07 tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›