E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreshjet permiresohet situata ne Gjirokaster dhe Shkoder

Situata e krijuar nga permbytjet e shirave te rena ne dy ditet e fundit eshte permiresuar por pasojat e tyre vazhdojne te jene prezente. Lagjet e poshtme te qytetit te Gjirokastres e kryesisht lagjia Palorto po ben bilancet e demeve te shkaktuara.

Nje dite me pare lartesia e ujit ne banesat dhe bizneset e kesaj lagjeje arriti ne mbi nje meter duke demtuar teresisht pajisjet elektroshtepiake te banesave te permbytura.

Gjithashtu shirat kane shkaktuar rreshqitje dherash ne disa akse rurale dhe ne aksi Gjirokaster- Tepelene ku drejtoria e rrugeve po punon per ti pastruar. E njejta situate eshte edhe ne aksin Tepelene-Bence.

Ne qarkun e Shkodres jane ulur prurjet e lumit Kir dhe Gjader dhe komunen Postribe ne fshatin Bardhaj dhe ne lagjet periferike ujrat jane terhequr por rruget dhe banesat mbeten te mbuluara nga balta. Shembja e njeres kembe te ures se Vrakes ka izoluar nje zone te madhe te banuar ne hanin e hotit dhe pritet qe aty te fillojne punimet per rindertimin dhe rinisjen e qarkullimit.

Ismail Xhaferri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›