E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE voton sot rezolutën për Shqipërinë e Kosovën

Parlamenti Europian voton sot rezolutën për Shqipërinë e Kosovën. Rezoluta për Shqipërinë përmban 26 pika dhe është hartuar nga eurodeputeti i të Majtës së Bashkuar Nicolas Chountis.
PE debatoi dje për krizën politike në Shqipëri teksa vlerësoi hapat e ndërmarra për heqjen e vizave në zonën shengen.
Eurodeputeti Nicolas Chountis, përfaqësuesit eruopianë i kanë bërë thirrje mazhorancës dhe opozitës të zgjidhin krizën politike.
Të djathtët kanë kërkuar konsensus nga të dyja palët, ndërsa të majtët janë shprehur se nëse nuk zgjidhjet krizë, integrimi është në rrezik.
PE diskutoi dje edhe për Kosovën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›