E Shtunë, 31 Tetor 2026

PJ Harvey vjen në Kosovë

Nga Express më 16 qershor 2011 në ora 12:28

Këngëtarja angleze me famë botërore PJ Harvey do të jetë mysafire e edicionit jubilar të DokuFest-it. Përveç saj, në festival do të vijë edhe dhe fotografi irlandez Seamus Murphy.

Murphy është regjisori i 12 filmave të shkurtër që e përcjellin albumit e fundit të Pj Harvey, “Let England Shake”.

Ata kanë pranuar të udhëtojnë në Kosovë dhe t’i shfaqin 12 filmat në DokuFest, si dhe të flasin për bashkëpunimin e tyre në një panel për pyetje dhe përgjegje nga audienca.

Videot e Myrphyt janë të inspiruara nga tema e albumit të fundit të Harvey dhe ai e ka xhiruar materialin në një udhëtim 8.000 kilometra rreth Anglisë. Edicioni i 10-të i DokuFestit do të mbahet më 23-31 korrik, në Prizren.

Video “The Glorious Land”

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›