E Shtunë, 31 Tetor 2026

PLL: Te aplikohet per statusin e vendit kandidat

Partia Levizja e Legalitetit, kerkoi dje, qe qeveria te nxitoje me kerkeses e saj per statusin e vendit kandidat prane Bashkimit Evropian. Gjate nje konference per shtyp, sekretari per Marredheniet me Jashte ne PLL, Gazmend Lita, deklaroi se qeveria ne vazhde te sukseseve te saj ne fushen diplomatike, duke te mos humbe kohe per berjen e kesaj kerkese. "Duke marre parasysh zhvillimet pozitive qe Shqiperia ka realizuar kohet e fundit, perfshi edhe sukseset e arritura nga diplomacia shqiptare ne procesin e anetaresimit ne NATO, ne e nxisim qeverine qe te konsideroje nje aplikim sa me te shpejte per kete status", deklaroi Gazmend Lita. Po keshtu, perfaqesuesi i PLL-se, pershendeti edhe mbylljen e ciklit te ratifikimit te Marreveshjes se Stabilizim-Asocimit te Shqiperise me Bashkimin Evropian.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›