KE- Maqedonisë: Regjistrimi të mos politizohet

Thomas Hammarberg
Komisioneri për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës (KE), Tomas Hamarberg ka kërkuar nga ana e qeverisë maqedonase që të mos politizohet regjistrimi i popullsisë.
Është keq kur politizohet një punë teknike siç është numërimi i njerëzve. Kjo patjetër duhet të evitohet, sidomos në një vend si Maqedonia, ku ka një pakicë të madhe dhe ku ka pasur tensione midis këtij komuniteti dhe komunitetit shumicë, deklaroi Hamaberg .
Sipas tij nuk është e nevojshme që bashkësia ndërkombëtare të përfshihet në këtë proces. Kjo është një sprovë e pjekurisë së demokracisë në Maqedoni, për të zhvilluar një regjistrim pa probleme, tha Hamaberg për mediat maqedonase.