E Diel, 1 Nëntor 2026

PLL, kerkon ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe dialog

Partia Levizja e Legalitetit, kerkon reflektim dhe ndryshim te Kodit Zgjedhor nga forcat e medha politike. Duke shprehur shqetesimin per krizen politike ne vend dhe duke vleresuar se debati per hapjen apo jo te kutive, po perkeqesohet ne nje konflikt politik qe rrezikon shmangien nga thelbi i problemit, PLL sugjeron qe partite politike te rregullojne deformimet ne Kodin Zgjedhor. “Cdo bisedim apo hetim per zgjedhjet e 28 qershorit, kerkon ne radhe te pare nje reflektim dhe njohje pergjegjesie per deformimet e shkaktuara ne perfaqesimin politik nga shkaku i Kodit Zgjedhor dhe leshimeve qe ju bene opozites se majte per zgjedhjen e sistemit elektoral, hartimin dhe miratimin e Kodit Zgjedhor si dhe administrimin e procesit”, tha dje perfaqesuesi i kesaj partie, Besnik Murati. Nga ana tjeter, kjo force politike, vlereson pozicionin delikat te Presidentit te Republikes ne kete ceshtje dhe duke e inkurajuar ate ne ushtrimin e paanshem te detyres, thekson se cdo marreveshje dhe zgjidhje, do te jete e padrejte per aq kohe sa nuk do te merren per baze interesat e partive te diskriminuara nga Kodi Zgjedhor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›