E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusmali: Rama presion me protesta

Rozeta Rapushi
Thirrjet per dialog, nuk po pengojne aspak dy kampet e medha politike, PD-PS, qe te ndalojne akuzat dhe sulmet kunder njeri-tjetrit. Kryetari i Komisionit Parlamentar te Ligjeve, njekohesisht kreu i delegacionit te Shqiperise ne Asamblene e Keshillit te Evropes, Ilir Rusmali, tha dje se Edi Rama me nje interpretim te mbrapshte dhe me vullnet te semure, po shtremberon mesazhin qe vjen nga KE-ja. “Mesazhi qe vjen nga Asambleja parlamentare e KE, eshte mesazh kunder bojkotit, nuk eshte mesazh ndaj mbeshtetjes se bojkotit, nuk eshte mesazh mbeshtetjeje ndaj kercenimit me protesta sic po perpiqet cdo dite ta paraqese kryetari i Partise Socialiste ne vullnetin e tij te semure per te mos pranuar zgjidhjen e situates, per te mos pranuar mesazhin qe na vjen nga Evropa”, akuzoi Rusmali. Sipas tij, ne rezoluten e KE-se, eshte e percaktuar qarte se kush jane kushtet e negociatave qe duhet te respektojne palet ne dialogun e tyre politik. Ne kete kuader, Rusmali theksoi, se selia blu, eshte e gatshme ta zbatoje pike per pike kete rezolute, me te gjithe permbajtjen e vet. “Ajo qe nuk po shohim te ndodhe eshte ajo qe duhej te vinte nga Partia Socialiste, nga Rama, i cili edhe pse rezoluta eshte shume e rrepte me te, perpiqet ta paraqese ate ne te kunderten e vet, ta paraqese si mbeshtetje te bojkotit”, vijoi Rusmali. Kreu i komisionit te ligjeve, sqaroi se negociata mes partive politike, nuk mund te kete, per sa kohe qe nderkombetaret kane sugjeruar qe do te jete kreu i shtetit, Bamir Topi, ai i cili do te marre persiper uljen ne dialog mes paleve. “Rezoluta ka kerkuar kushtet, ne te cilet duhet te zhvillohet ky dialog politik, dhe ne i pranojme kushtet ne te cilat duhet te zhvillohet ky dialog politik dhe ne i respektojme ato. Une besoj qe ky mesazh eshte i mjaftueshem per te treguar vullnetin e mire politik te Partise Demokratike. Antitezen me vullnetin qe kercenon me protesta, ju mund ta beni vete”, tha deputeti i PD-se. Rusmali tha se kunder frymes se rezolutes, kreu i PS-se, Rama po tenton te lidhe nevojen per dialog me kercenimin per protesta. Sipas Rusmalit, kreu i opozites, po perpiqet perdite me kercenim dhe me keqinterpretim, te perligje bojkotin, sikur ai mbeshtetet ne rezoluten e Keshillit te Evropes. “Rezoluta per Shqiperine thekson se ky bojkot i zotit Rama i ben reformat e nevojshme shqiptare te pamundura. Ajo thekson se kjo situate, situata e bojkotit demton popullin shqiptar dhe ambiciet e tij per integrim evropian. Ky eshte mesazhi i Asamblese se KE. Asambleja tregon qe ndermarrja e bojkotit ka demtuar seriozisht funksionimin demokratik te institucioneve shteterore”, theksoi Rusmali. Sipas tij, Asambleja konfirmon faktin qe bojkoti ka demtuar marredheniet e Shqiperise me vete Asamblene, sikurse i ben thirrje Partise Socialiste qe te heqe dore nga bojkoti edhe ne piken kur i kerkon qeverise qe te krijoje nje komisionin hetimor parlamentar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›