PLL mohon akuzat
Prishtinë -Partia Lëvizja e Legalitetit deklaroi të dielën se kjo forcë politike nuk ka asnjë lidhje me votimin në Këshillin Bashkiak të Tiranës për buxhetin e vitit 2009. “PLL nuk ka asnjë lidhje me votimin në Këshillin Bashkiak të Tiranës për buxhetin e vitit 2009, dhe çdo hamendësim që kërkohet të hidhet ndaj PLL-së për votimin pro buxhetit të këshilltarit të LZHK, është i pa vërtetë dhe dashakeq”-tha sekretari Organizativ i PLL-së, Besnik Murati.
Ai sqaroi se, “në zgjedhjet për pushtetin vendor të 18 shkurtit, PLL ka qenë pjesë e koalicionit me PD-në, dhe të zgjedhurit e PLL-së në pushtetin vendor, qofshin këta kryetar bashkie apo komunash, kryetarë të këshillave apo këshilltarë të thjeshtë, janë shquar për qëndrimin e tyre korrekt ndaj interesave të komunitetit, programit të PLL dhe detyrimeve të koalicionit”. Duke u ndalur te zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, Murati pohoi se, “PLL po punon me intensitet për përshtatjen dhe përgatitjen e strukturave të saj për zgjedhjet parlamentare”.