E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një raketë nga Gaza godet jugun e Izraelit

Gaza -Një raketë ka goditur sot jugun e Izraelit, por nuk ka shkaktuar viktima. Raketa u hodh nga Rripi i Gazës i kontrolluar nga Hamasi, njoftoi ushtria izraelite. Ushtria izraelite njoftoi se raketa ishte hedhur nga pjesa veriore e Rripit të Gazës. Një armëpushim është vendosur që kur Izraeli i dha fund ofensivës ushtarake 22-ditore në Rripin Gazës, që sipas izraelitëve kishte si objektiv të ndëshkonte grupin islamik Hamas për sulmet përtej kufirit nga enklava bregdetare palestineze.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›