E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duhanpirja pasive/ OBSH do vit vdesin 600 000

Studimi i pare per efektet e duhanit pasiv ka zbuluar se ai shkakton 600 000 te vdekur ne mbare boten cdo vit. Nje e treta e viktimave jane femije te ekspozuar nga tymi i duhanit ne shtepite e tyre beri te ditur Organizata Boterore e Shendetesise. Studimi u realizua ne 192 vende te botes dhe u zbulua se duhani pasiv eshte vecanerisht i rrezikshem per femijet te cilet mund te preken me lehte nga pneumonia dhe astma. Duhani pasiv shkakton semundje te zemres kancer ne mushkeri dhe semundje te tjera te renda ne rruget e frymemarrjes.

Ky studim na ndihmon te kuptojme me mire rrezikun qe shkakton duhani - u shpreh Armando Peruga qe drejtoi kete iniciative te Organizates Boterore te Shendetit.

OBSH shprehu shqetesimin per me shume se 165 mije femije te cilet gjejne vdekjen ne vende si Azia Juglindore dhe Afrika si pasoje e infeksioneve ne rruget e frymemarrjes te shkaktuara nga tymi i duhanit ne shtepite e tyre.

Ne te gjithe boten 40 e femijeve 33 e burrave dhe 35 e grave qe nuk pijne duhan jane te ekspozuar nga tymi i duhanit te personave duhanpires ben te ditur studimi. Sipas ketij ekspozimi 379 mije vete kane vdekur nga semundjet e zemres 165 mije nga infeksionet e rrugeve te frymemarrjes 36 900 nga astma dhe 21 400 nga kanceri i mushkerive te gjitha te shkaktuara nga duhani pasiv.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›