E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Jashtme do te dhuroje gjak periodikisht

Ministria e Puneve te Jashtme ka marre persiper qe te dhuroje ne menyre periodike gjak per tu ardhur ne ndihme femijeve qe vuajne nga semundja e talasemise. Ka qene ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto dhe punonjes te institucionit qe dhuruan dje gjak per Kryqin e Kuq Shqiptar ne kuader te fushates per femijet qe vuajne nga semundja e talasemise. Haxhinasto u shpreh se te gjithe duhet te angazhohen ne mbeshtetje te femijeve talasemike. Ministria e Jashtme do te angazhohet ne nje dhurim periodik tashme per te dhene kontributin e saj human. Cdo qytetar duhet te tregoje solidaritet dhe ndjeshmeri ndaj ceshtjeve te tilla - tha ai. Haxhinasto u beri thirrje te gjithe qytetareve shqiptare qe te tregojne ndjeshmerine e duhur ndaj ketij fenomeni dhe te dhurojne gjak.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›