PR Ligji i pronave i kthyer nga Topi duhet ti nenshtrohet nje debati te gjere
Partia Republikane u ka bere thirrje dje partive politike qe te shqyrtojne me qetesi dhe pa e politizuar ligjin e pronave te kthyer pak kohe me pare nga presidenti Topi per rishqyrtim ne Kuvend. Sipas kryetarit te Deges se PR-se se Tiranes Maksim Begeja ligji i pronave eshte nje ligj mjaft i rendesishem dhe per kete arsye ai duhet ti nenshtrohet nje debati te gjere jo vetem politik por edhe publik. Perfaqesuesi i republikaneve ka bere thirrje qe ne diskutimin e ligjit dhe ne ndryshimet qe do ti behen atij te merren ne konsiderate kontestimet e shoqatave te pronareve. Nderkaq Begeja ka kerkuar nga qeveria qe te percaktoje nje afat kohor konkret se kur do te perfundoje procesi i kompensimit financiar per pronaret e ligjshem.
Qendrimi
Partia Republikane eshte e mendimit se ky ligji duhet te rishikohet me qetesi pa u politizuar te gjykohet dhe vleresohet ne kontekstin kushtetues sipas titujve te mirefillte te pronesise te te drejtave te njeriut dhe te demokracise ashtu sic kane kerkuar prej kohesh Keshilli i Europes dhe institucionet nderkombetare. Ai duhet ti nenshtrohet nje debati te madh publik dhe parlamentar. Te peshohen mire kostot dhe perfitimet te vleresohen opinionet e eksperteve ankesat e vazhdueshme te pronareve kontestimet e shoqates Pronesi me drejtesi dhe te shoqates Bregdeti. Secili me autoritetin e nevojshem duhet te kontribuoje per te sjelle ndryshime per nje ligj pa kontestime juridike me qellim qe te arrihet nje konsensus qe tu sherbeje si pronareve te ligjshem ashtu edhe gjithe shoqerise per te shmangur vonesat ne integrim e zhvillimin e ekonomise se tregut - eshte shprehur kryetari i Deges se PR-se se Tiranes. Sipas Begese PR-ja gjithmone ka kembengulur se ceshtja e pronave duhet vleresuar si nje e drejte themelore nga e cila do te perfitonin te gjithe. Ai ben te ditur se ne keto 20 vjet jane bere deri mjaft eksperimente politike kane vepruar gati 5 ligje per pronen qe kane frenuar investitoret vendas e te huaj. Perfaqesuesi republikan propozon qe ligji i ripunuar nga Parlamenti te parashikoje anulimin e gjithe vendimeve te gabuara dhe abuzimeve me te drejten e pronesise. Kjo nuk duhet te behet nga Agjencia e Kthimit te Pronave por nga Gjykata me qellim qe pronaret te mos kene nevoje ti drejtohen Gjykates se Strasburgut ku deri tani jane depozituar mbi 400 ceshtje. Ligji duhet te detyroje qe qeveria te ndaje dhe te dalloje se cilat jane prona ku shteti gezon lirisht titujt e pronesise dhe cilat jane prona qe shteti i diktatures u grabiti pronareve te ligjshem dhe qe duhet tu kthehen fizikisht te zoteve. Krahas kesaj duhet te percaktohet afat kohor per perfundimin e kompensimit financiar per pronaret - eshte shprehur Maksim Begeja.
Presidenti
Pak kohe me pare Presidenti i Republikes Bamir Topi ktheu ne Kuvend per rishqyrtim ligjin e pronave te miratuar vetem me votat e maxhorances. Kreu i shtetit nepermjet nje sqarimi te detajuar ligjor i kerkon Kuvendit ta rishqyrtoje dhe njehere ligjin pasi sipas tij ai bie ne kundershtim me Kushtetuten dhe me vendimin e Gjykates Kushtetuese.
Ne argumentimin ligjor te kreut te shtetit theksohet se ligji ka vend te rishikohet ne lidhje me kushtetutshmerine e tij. E shqyrtova me vemendje kete ligj dhe jam i ndergjegjshem per problematiken dimensionin dhe rendesine qe ka ky ligj. Vleresoj se e drejta e prones dhe e gezimit te saj eshte nje nga kolonat baze te funksionimit normal te nje shoqerie demokratike dhe se garantimi i saj do te konsolidonte zhvillimin e shoqerise shqiptare. Por me qellim qe zgjidhja e ofruar te jete sa me prane standardeve te te drejtave te njeriut dhe atyre kushtetuese vendosa ta kthej ligjin edhe njehere per rishqyrtim ne Kuvend per shkakun se gjykoj se ka vend te rishikohet si persa i perket kushtetutshmerise se tij por edhe per ta bere ate efektiv dhe te zbatueshem - eshte shprehur kreu i shtetit. Me tej ai vlereson se rregullimi ligjor qe propozohet bie ndesh me Kushtetuten e Republikes dhe pikerisht me preambulen e saj dhe nenet 4 41 132 dhe 181. Eshte detyre e Kuvendit sipas Kushtetutes te nxjerre ligje per rregullimin e drejte te ceshtjes se prones te shpronesuar dhe konfiskuar padrejtesisht nga regjimi komunist. Eshte parim kushtetues qe neni 41 ka vene lidhur me te drejten e prones private e cila mbrohet prej Kushtetutes. Kushtetuta e detyron Kuvendin e Shqiperise dhe me tej te gjitha strukturat e shtetit qe te bejne rregullime ligjore per te garantuar te drejten e prones private dhe te bejne te mundur qe pronarit te shpronesuar dhe te konfiskuar ti kthehet prona plotesisht dhe ne pamundesi te kompensohet ne menyre te plote dhe te drejte per pronen e tij. Gjithashtu Kushtetuta ka percaktuar se e drejta perben bazen dhe kufijte e veprimtarise shteterore duke garantuar keshtu nje nga parimet baze te shtetit te se drejtes ate te sigurise juridike. Ndersa ajo qe propozohet me ligjin e ardhur per shpallje nuk eshte ne perputhje me kete vullnet kushtetues por ne kundershtim me te - shkruhet ne argumentimin ligjor te kreut te shtetit. Sipas presidentit Topi duke i dhene mundesine AKKP-se te rishikoje vendime te ish-komisioneve per kthimin dhe kompensimin e pronave dhe per me teper edhe ti shfuqizoje ato i heq pronarit mundesine e te gezuarit te prones se tij i qete dhe sigurt per nje te drejte te fituar ne perputhje me normat kushtetuese dhe ligjore. Pra rregullimi ligjor i propozuar cenon parimin e sigurise juridike parim ky i pershkruar ne nenin 4 te Kushtetutes. Ky rregullim i ri ligjor njekohesisht shkel detyrimin qe shteti yne ka ne perputhje me nenin 1 te Protokollit 1 te Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut dhe me jurisprudencen e Gjykates se Strasburgut ku Shqiperia eshte perballur ne nje numer rastesh per respektimin e tyre sipas se ciles e drejta e prones nenkupton jo vetem njohjen dhe garantimin e saj por edhe detyrimin e shtetit qe ne rast te pamundesise se permiresimit te standardit te mbrojtjes se prones apo te drejtave te fituara se paku te ruaje standardin e krijuar dhe te ofroje siguri per ruajtjen e tij - sqaron presidenti Topi. Me tej ne argumentimin e tij Presidenti i eshte referuar vendimit te dates 25.05.2010 te Gjykates Kushtetuese ne te cilin parashikohet qe procesi i kthimit dhe kompensimit te pronave te realizohet nga nje institucion i pavarur dhe qe nuk ka lidhje me Ekzekutivin. Ndersa ne ligjin e pronave parashikohet e kunderta qe AKKP-ja qe eshte agjenci ne varesi te qeverise te shqyrtoje titujt e pronesise. Gjykata Kushtetuese eshte shprehur se legjislatori e pajisi procesin e kthimit dhe kompensimit te prones me garanci ne menyre qe te drejtat e shtetasve te kishin nje mbrojtje maksimale. Procesi rregullohej nga nje ent i cili nuk ishte i perfshire ne piramiden e Ekzekutivit por ishte i organizuar ne qender dhe ne baze ndersa drejtuesit e ketij institucioni emeroheshin direkt nga Kuvendi. Pikerisht kjo eshte dhe arsyeja se perse Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut ne ceshtjen Driza kunder Shqiperise i ka konsideruar KKKP-te organe te pavarura. Ne kete kuptim zbatimi nga nje organ administrativ si AKKP-ja i parimeve te revokimit dhe shfuqizimit te akteve te ish KKKP-ve eshte i pabazuar. Drejtori i AKKP-se eshte nje organ ne varesi te Keshillit te Ministrave dhe ne kete kuptim vendimi i marre prej tij per te nderhyre ne interesa civile te shtetasve ne kuptim te Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut eshte i pajustifikuar - shkruhet ne argumentimin ligjor te Presidences.
Gjithashtu ne vendimin e Gjykates Kushtetuese parashikohet E drejta e nje personi per tu njohur pronar i nje sendi rregullohet nga Kodi Civil si rrjedhim Gjykata cmon se jemi jashte fushes se veprimit te se drejtes publike e cila rregullon veprimet e organeve shteterore ne mbrojtje te interesave publike. Ne keto kushte kur nje person vinte ne levizje me kerkese KKKP-ne kjo kerkese ishte e barasvlershme si te ishte bere para gjykates dhe vendimi i KKK-se ishte ne gjendje qe te krijonte te individi te njejten pritshmeri qe krijon nje vendim gjyqesor i cili i njeh individit pronesine mbi nje send. Ne kete perfundim ka arritur edhe Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut ne ceshtjen Viasu kunder Rumanise Ramadhi apo Hamzaraj kunder Shqiperise duke barazuar vendimin e KKKP-se me nje vendim gjyqesor i cili krijon pritshmerine e ligjshme te individit se ose do te vihet ne posedim te prones ose do te demshperblehet - parashikohet ne vendimin e Kushtetueses me te cilin bie ndesh ligji i pronave.
Presidenti Topi ne argumentin e tij ligjor vazhdon ti referohet serish vendimit te kesaj gjykate e cila ka konsideruar ate qe cilesohet primare ne Kushtetute parimin e sigurise juridike. Parimi i sigurise juridike eshte nje nga parimet baze te shtetit te se drejtes dhe ka si qellim ti garantoje shtetasit se nje marredhenie juridike e percaktuar nga nje vendim i formes se prere eshte e pandryshueshme - shkruhet ne argumentimin ligjor. Gjykata u shpreh gjithashtu se vendimet e AKKP-se per te shfuqizuar vendimet e KKKP-ve perbejne cenim te parimit te sigurise juridike. Vendimi i KKKP-se i cili nuk eshte ankimuar brenda afateve ligjore merr formen e prere. Kete qendrim ka mbajtur edhe Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut ne ceshtjen Ramadhi dhe te tjeret kunder Shqiperise duke cilesuar vendimet e paankimuara te komisioneve te kthimit dhe kompensimit te pronave si te formes se prere dhe te ekzekutueshme.
Shoqata e ish-Pronareve kunder ndryshimeve ne ligjin e pronave
Drejtuesit e Shoqates se ish-Pronareve kane bere te ditur se keto ndryshime ne ligj do te shtojne numrin e pronareve qe do ti drejtohen Gjykates se Strasburgut. Kjo gjykate te gjitha vendimet i ka dhene ne favor te pronareve te ligjshem duke detyruar qeverine shqiptare te paguaje shifra te medha parash. Per kete qellim qeveria i ka derguar se fundi nje leter Gjykates se Strasburgut ne te cilen i kerkon te mos jape vendime per kompensim financiar te pronareve per shkak se nuk ka para per ti demshperblyer ato. Per vitin 2009 Komisioni Europian raporton se ne Gjykaten e Strasburgut jane 230 dosje te hapura kunder shtetit shqiptar. Rreth 70-80 e tyre jane per ceshtjet e pronesise. Nga informacioni qe kemi ne jane gati edhe 100 apo 150 dosje te tjera te derguara nga pronare te ndryshem shqiptare ne Strasburg - ben te ditur Toro sekretar i Pergjithshem i Shoqates se ish-Pronareve. Sot ne gjykate po gjykohen ceshtje qe kapin vlera te medha dhe jane gjykuar ceshtje sic jane rasti Bushati apo rasti Vrioni qe i kalon milionat e eurove 2-3 milione euro per siperfaqe toke qe relativisht nuk jane te medha - thote Toro. Fatura financiare gjithnje ne rritje e pronareve po behet e paperballueshme per shtetin per te cilin Strasburgu ka dhene edhe zgjidhje te tjera te mundshme. Zgjidhjet tona jane te kthimi fizik i tokes dhe Strasburgu kete kerkon - tha Toro i cili shprehet kategorikisht kunder ndryshimeve te propozuara nga deputeti Alibeaj per ligjin e pronave. Ne rast se PD-ja i qendron deri ne fund vendimit te saj per ta miratuar edhe ne seance parlamentare kete draft ne do ta ankimojme ate ne Gjykaten Kushtetuese - eshte shprehur sekretari i Pergjithshem i Shoqates se ish-Pronareve.
5 Shtator 2010