Hysi Bashkeshorti i deputetes Bulku ka perfituar koncesion per ndertimin e HEC-ve
Partia Socialiste i ka perqendruar akuzat e saj me korrupsionin te nje tjeter femer te deputetja e Partise Demokratike Rajmonda Bulku. Ka qene nenkryetarja e Grupit Parlamentar te PS-se Vasilika Hysi e cila e akuzoi deputeten Bulku se bashkeshorti i saj Fatos Pashko ka perfituar koncesion ne ndertimin e hidrocentraleve. Me vjen keq qe eshte perseri nje grua deputete dhe fatkeqesisht eshte perseri perfshirja e burrit te saj objekt i transparences sone. Shpresoj qe rrefimi i saj publik te jete i sinqerte dhe lehtesues per poziten e dyshimte ku e vendos prania ne listen e familjareve qe kane perfituar nga pushteti i popullit - u shpreh Hysi. Deputetja socialiste ka ngritur disa pyetje ne adrese te koleges Bulku dhe e ka ftuar ate te thote te verteten. A eshte e vertete se bashkeshorti juaj ka marre koncesion per ndertimin e nje hidrocentrali A jeni ju ne dijeni A dini te na thoni nese ky fakt eshte i vertete dhe cilat jane arsyet qe e kane nxjerre bashkeshortin tuaj fitues ne gare A ka pasur gare ne fakt ne dhenien e ketij koncesioni dhe cfare lidhje ka burri juaj me sektorin e energjise Po burimet tuaja financiare per ndertimin e hidrocentralit cilat jane - u shpreh Hysi.
PS-ja gjate diteve te fundit u eshte rikthyer akuzave ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi duke publikuar te tjera fakte te cilat e implikojne deputeten ne afera korruptive dhe konflikt interesi. Nenkryetari i Grupit socialist Erion Brace ka deklaruar se ne periudhen kur kompania Stream Oil e Arian Tartarit bashkeshortit te deputetes nenshkroi marreveshjen me kompanine Albpetrol per marrjen me koncesion te kater nga gjashte vendburimet e naftes Vokshi ishte anetare e Keshillit Mbikeqyres te Albpetrolit. Keshtu sipas PS-se Vokshi favorizoi partnerin e saj ne dhenien e kontrates koncesionare per 4 vendburimet e naftes dhe te gazit.
5 Shtator 2010