PR: Ne i bashkuam shqiptarët në rrugën e ndryshimit
Në ndalesën e tij në qytetin e Vlorës, Kreu i Partisë Republikane Mediu ritheksoi rëndësinë e zgjedhjeve të 28 Qershorit. Sipas tij PR dhe e djathta duhet te fitoje votebesimin e shqiptareve per disa arsye
TIRANË- Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka shprehur bindjen gjatë tubimit elektoral në qytetin e Kuçovës se “Shqiptarët do të dinë të japim përgjigjen, për politikat dhe punën e bërë nga qeverisja e djathtë këto katër vite”
“ Në 2005-ën ne i bashkuam shqiptarët në rrugën tonë të ndryshimit , në realizimin e projekteve të mëdha dhe ia arritëm” duke shtuar se me “votëbesimin tuaj do të vazhdojmë edhe në katër vitet e ardhshme, në një rrugë pa kthim për ta bërë Shqipërinë të qëndrojë e denjë përkrah shteteve të tjera europiane”.
Në ndalesën e tij në qytetin e Vlorës, Kreu i Partisë Republikane Mediu ritheksoi rëndësinë e zgjedhjeve të 28 Qershorit, si një domosdoshmëri të madhe për të vazhduar punën madhore të realizuar në katër vite ,duke iu bërë njëkohësisht apel vlonjatëve se “ duke votuar Nr.16 Partinë Republikane, do t'i jepni zë prioriteteve tuaja”.
(d.b/BalkanWeb)