E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSUT, tani ofron shërbimin e dializes për fëmijë

Shërbimi i dializës për fëmijët pritet të vihet në fuksion këtë muaj në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tirane. Marrëveshja u firmos nga Ministrja e Shendetesise Godo dhe Agjencia turke TIKA. 

TIRANE-  Fëmijët shqiptarë do të mund të marrin shërbimin e dializës në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë. Aktualisht fëmijët nën 12 vjec detyroheshin të merrnin këtë shërbim vetëm jashtë shteti.

Shërbimi i dializës pediatrike mundësohet falë investimit prej 250 mijë eurosh të qeverisë turke dhe 8 milionë lekë të qeverisë shqiptare Investimi është bashkëpunim midis Qeverisë shqiptare dhe asaj turke, TIKA (Agjencia Kombëtare turke për zhvillim dhe bashkëpunim.

Protokolli i bashkëpunimit për ngritjen e këtij shërbimi pranë Spitalit Pediatrik të QSUT-së u nënshkrua sot në Ministrinë e Shëndetësisë, nga ministrja Anila Godo dhe përfaqësuesi turk, Dr. Ali Ozgun Ozturk.

Ministrja e Shëndetësisë tha se fondi I vënë në dispozicion nga pala shqiptare do të nevojitet për rikonstruksionin, përshtatjen pranë spitalit të pediatrisë, të njësisë që do të shërbejë për dializën pediatrike. Pala shqiptare do të mbulojë pagat e personelit dhe të gjithë materialet e konsumit mujor dhe të përditshëm që do të ketë nevojë në këtë qendër.

Ndërsa, pala turke me një investim prej 250 mijë euro do të vërë pajisjet e nevojshme në këtë qendër të dializës dhe do të sigurojë trajnimin e personelit të mesëm dhe të lartë që do të punojnë në këtë qendër.

Shërbimi i dializës për fëmijët pritet të vihet në fuksion këtë muaj, ndërsa ka filluar trajnimi i personelit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›