E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunohet një nga zyrat elektorale e PS në Elbasan

Persona të paidentifikuar kanë thyer xhamat e zyrës, kanë hequr simbolet elektorale dhe kanë dëmtuar derën. Zyra mbulon zonën 14 në komunën Gracen. PS akuzon si autore militantet e PD 

ELBASAN-Sërish incident në një prej zyrave elektorale të Partisë Socialiste (PS). Gjatë natës së sotme është dhunuar një prej zyrave elektorale të kësaj partie në Elbasan.
Persona të paidentifikuar kanë thyer xhamat e zyrës, kanë hequr simbolet elektorale dhe kanë dëmtuar derën. Zyra e cila mbulon zonën 14 në komunën Gracen ndodhet pranë rrugës nacionale Tiranë-Elbasan në kilometrin e 25. Menjëherë ka reaguar dega lokale e Partisë Socialiste në Elbasan, e cila akuzon militantët e kampit democrat si autorë të këtij dhunimi, ndërsa policia pritet të nisë hetimet. Ky nuk është rasti i parë i incidenteve ndaj zyrave të Partise socialiste. Më parë është dhunuar zyra e kësaj partie në rrugen “Don Bosko” ne kryeqytet, ajo në Shijak dhe me pas ne Korcë.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›