PR: Opozita të vijë në Kuvend
Partia Republikane i bën thirrje opozitës të kthehet në Kuvend pasi vetëm kështu, ajo mund të hetojë zgjedhjet e 28 qershorit. Ky është pretendimi që Partia Republikane ngre për të sjellë në Kuvend forcën më të madhe opozitare për të vazhduar reformat. Zëvendëskryetari i kësaj partie, Alfred Deshati, gjatë një konference për shtyp tha se "duke marre pjesë, në Parlament ajo ka të gjitha mundësitë për të hetuar pretendimet e saj për zgjedhjet, si dhe të denoncojë në prokurori të gjitha shkeljet". Sipas tij, mitingu i të shtunës ishte i turpshëm,m pasi po përdoret tragjedia e Gërdecit. "Një shfaqje e turpshme e pamoralshme dhe antihumane ishte tallja që Rama u bëri familjeve të viktimave të Gërdecit. Dje ai nxori në krah emisaren e tij politike, të cilën e kishte angazhuar si avokate të Gërdecit për të realizuar qëllimet e manipulimet e tij për të nxitur familjarët dhe opinionin publik se bashku me ndihmën e qarqeve mediatike dhe për të ushtruar presionin e tij mbi drejtësinë", tha më tej nënkryetari i PR-së.
Partia Republikane vlerëson me përgjegjësi deklaratat mbështetëse për zgjedhjet e 28 qershorit të ardhura nga Komisioni Europian, Parlamenti Europian, Këshilli i Europës, SHBA, Presidenti Obama, OSBEODIHR. "Të gjithë ndërkombëtarët në një zë kërkojnë që klasa politike shqiptare të vlerësojë me përgjegjësi angazhimet e saj për të ardhmen dhe në mënyrë të veçantë reformat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Pas anëtarësimit në NATO, Shqipëria ka hapur kapitullin më të rëndësishëm në historinë e saj, atë të anëtarësimit të plotë në BE", tha Deshati. Republikanët e kanë cilësuar protestën e ditës së shtunë të Partisë Socialiste si "një shfaqje me interes të lidershipit politik të PS, për të mbajtur rreth vetes pjesën militante, si dhe për të lënë jashtë anëtarësimit në BE socialistët dhe gjithë shqiptarët". Deshati theksoi se opozita ka vendin e saj të padiskutueshëm në Parlament. "Ajo ka rolin e saj në reforma, sepse këto reforma do e çojnë Shqipërinë dhe shqiptarët drejt BE-së. Opozita duhet të dëgjojë me vëmendje ndërkombëtarët, sepse ata janë partnerët në rrugën tonë të së ardhmes", tha ai.