E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR: Rama premton se do të veprojë me tokën si një leninist

Gazeta Shqip

Republikanët, kundër programit të PS 

Fatmir-Mediu1Partia Republikane kritikoi dje ashpër premtimet e kreut të PS-së, Edi Rama, lidhur me çështjen e tokave dhe pronave. Duke iu referuar parullës Toka i takon atij që e punon, kjo parti tha se kryesocialisti Rama u është kthyer premtimeve leniniste. Këtë qëndrim në emër të PR-së e bëri kryetari politik i republikanëve për Qarkun e Tiranës, Maksim Begeja. Sipas tij, kjo parullë nuk i takonte një shoqërie të lirë europiane dhe një vendi që kërkonte integrim, siç ishte Shqipëria. Vizioni juaj anarkist, me reminishenca të hapura bolshevike, janë pasojë e një politike të pathelluar shteruese, madje egoiste, që përbuz pronarët e vërtetë dhe që thellon edhe më tej problemet e pronës në vendin tonë. Ndaj do të ishte mjaft shqetësuese për partnerët tanë kombëtarë, të cilët e njohin dhe e vlerësojnë si të shenjtë pronën private. Partia Republikane është e bindur se këto premtime do të priten me indiferentizëm dhe pasivitet nga elektorati, madje do të shpërfillen si karikatura të demokracisë, deklaroi Maksim Begeja në fjalën e tij.

PR: Rama premton se do të veprojë me tokën si një leninist burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›